Përmes një postimi në Facebook, Mustafa ka shkruar se nuk gjen dot fjalë të mjaftueshme për ta përshkruar Bujar Bukoshin, i cili sipas tij, udhëhoqi me guxim dhe përkushtim në një periudhë jashtëzakonisht të vështirë për vendin.

“Sot nuk mund të shkruaj gjatë për Kryeministrin tim dhe Kryeministrin e Kosovës dr. Bujar Bukoshi i cili iku nga kjo jetë. Kam shumë për të thënë për njeriun që në kohët më të vështira drejtoi Qeverinë në ekzil, për njeriun që nuk u dorëzua asnjëherë sepse ishte i guximshëm, i ditur, i drejtë dhe i drejtpërdrejtë, i pastër si loti,” shkroi Mustafa.

Ai vlerësoi kontributin e Bukoshit si të jashtëzakonshëm, duke shtuar se ai veproi në kohë të vështira kur vetëm idealizmi për lirinë e Kosovës mund të frymëzonte veprim.

“Bujari ishte dhe do të mbetet kolos i pavarësisë së Kosovës!” përfundoi Mustafa.