Radio Televizioni i Kosovës, në bashkëpunim me këngëtaren Shpresa Berisha, kanë rikthyer një nga këngët emblemë të viteve të ’70-ta, “Lidhja Shqiptare e Prizrenit”, të kompozitorit Musa Piperku. Kënga është bërë publike sot më 10 qershor, për nder të 147-vjetorit të Lidhjes së Prizrenit.
Në zemër të qytetit historik të Prizrenit po rilind një nga këngët më të dashura të trashëgimisë sonë kombëtare, “Lidhja Shqiptare e Prizrenit”.
Kjo këngë, me tekst të Qerim Ujkanit e muzikë të Musa Piperkut, u këndua për herë të parë në vitet e ’70-ta, e tani po merr jetë përmes objektivit të kamerës së Radio Televizionit të Kosovës.
Videoklipi është publikuar sot më 10 qershor 2025 në të gjitha platformat e Radio Televizionit të Kosovës.