Ai u takua me Nënkomitetin për Mbrojtje dhe Siguri, në prani të Zyrës së Bashkëpunimit të Mbrojtjes dhe Zyrës Ekonomike të Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, njofton Ambasada e SHBA-së në Kosovë.

Në njoftim thuhet se gjatë takimit u diskutua për thellimin e bashkëpunimit në industrinë e mbrojtjes së Kosovës, mbështetjen për Planin Gjithëpërfshirës dhjetëvjeçar të Tranzicionit të FSK-së, avancimin e stabilitetit rajonal, promovimin e industrisë amerikane dhe fuqizimin e angazhimit të përbashkët për siguri dhe zhvillim ekonomik.