Sipas Zyrës për Informim të Policisë së Kosovës, aksioni është kryer me autorizim të prokurorisë kompetente dhe ka për qëllim hetimin e disa personave mbi dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

“Policia e Kosovës me njësitë e saj relevante, sot në Prishtinë është duke kryer hetime ndaj disa personave mbi dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Pas përfundimit dhe kompletimit të zhvillimeve policore, në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, mund të bëhen publike informacione shtesë”, thuhet në njoftim.

Aksioni në objektin e ministrisë është përmbyllur, ndërkohë që pritet që institucionet kompetente të japin detaje të mëtejshme pas përfundimit të hetimeve fillestare.