Kanë thënë se partitë politike kanë afat deri më 23 qershor të deklarojnë koalicionet e gjithashtu po deri me këtë datë ta njoftojnë KQZ-në ato parti që nuk duan të bëhen pjesë e zgjedhjeve, afat ky që nisi të rrjedhë nga 9 qershori.

“KQZ njofton të gjitha partitë politike të regjistruara në Republikën e Kosovës se deri më 23 qershor 2025 duhet ta njoftojnë KQZ-në, respektivisht Zyrën për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike se do të kërkojë certifikim për pjesëmarrje në zgjedhje përmes koalicionit. Gjithashtu, brenda këtij afati, partitë politike duhet ta njoftojnë Zyrën, se nuk duan të certifikohen për pjesëmarrje në këto zgjedhje”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.

Institucioni që organizon zgjedhjet ka vënë në dispozicion edhe numrin për gjithë ta q ëkanë nevojë për informacione shtesë.

“Për informacione shtesë për partitë politike, Zyra ka vënë në dispozicion këtë numër kontakti 038 200 81 010, i qasshëm nga ora 08:00 deri në orën 16:00”.

KQZ-ja thotë se, sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, brenda 15 ditëve nga shpallja e datës së zgjedhjeve nga Presidenti i Kosovës, partia politike e regjistruar e cila nuk dëshiron të certifikohet për zgjedhje duhet të njoftojë Zyrën që nuk garon në zgjedhje, apo që partia politike do të kërkojë certifikim përmes koalicionit në përputhje me këtë ligj.