Si rezultat i këtyre aksioneve, janë arrestuar 19 persona të dyshuar, ndaj të cilëve është inicuar rast.

“Gjatë kësaj periudhe janë kontrolluar mbi 40 lokale ku dyshohej për këto veprimtari, ndërsa janë verifikuar qindra persona,” thuhet në njoftim.

Policia bën të ditur se aksioni i fundit është realizuar mbrëmë (11.06.2025) në Podujevë, ku është arrestuar një person, ndërsa janë sekuestruar pesë aparate të lojërave të fatit dhe është gjetur sasi e narkotikëve dhe një thikë.