Edhe MPJD-ja edhe Ambasada e Kosovës në Izrael kanë bërë thirrje që të ndiqen me përpikëri udhëzimet e Komandës së Mbrojtjes së Brendshme të Izraelit.

“Njoftim për qytetarët e Republikës së Kosovës në Izrael.
Duke marrë parasysh përkeqësimin e situatës së sigurisë në Izrael dhe rajon, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, dhe Ambasada e Republikës së Kosovës në Izrael, këshillon të gjithë qytetarët e Kosovës që ndodhen aktualisht në Izrael, që të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të qëndrojnë në vende të sigurta.  Ju lutemi të ndiqni me përpikëri udhëzimet e Komandës së Mbrojtjes së Brendshme të Izraelit, të cilat mund t’i gjeni në linkun: https://www.oref.org.il/eng. Për çdo pyetje apo nevojë për ndihmë, ju lutemi mos hezitoni të kontaktoni Ambasadën e Republikës së Kosovës në Izrael në numrin: +972 (0) 586 340 450”, thuhet në njoftimin e MPJD-së dhe Ambasadës së Kosovës në Izrael për kosovarët që jetojnë në këtë shtet.