By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi për 29 janar
January 29, 2026
Shikoni çmendurinë e paparë në Ligën e Kampionëve: Portieri i Benficës shënoi gol në sekondën e fundit
January 28, 2026
January 28, 2026
January 28, 2026
Nuk tolerohet më ndotja, Obiliqi ashpërson masat ndaj ndotësve
January 28, 2026
Presidentja Osmani ua dorëzon flamurin përfaqësuesve të Kosovës në LOD 2026
January 28, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rasti Banjska, Dushi: U sulmua edhe automjeti që transportonte rreshterin
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Rasti Banjska, Dushi: U sulmua edhe automjeti që transportonte rreshterin
Lajme

Rasti Banjska, Dushi: U sulmua edhe automjeti që transportonte rreshterin

Kosova Times
Last updated: 2025/06/13 at 3:51 PM
Kosova Times Published June 13, 2025
Share
SHARE

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë po vazhdon gjykimi për rastin “Banjska”. Seanca e së premtes po vazhdon me dëshminë e zyrtarit policor, Sedat Dushi.

 

“Dritën e parë e kam thye me një plumb, ndërsa të dytën me plumbin e dytë, e kisha armën drejtuar në qiell e kam vërejtur një dritë të kuqe, që ishte fluturake apo dron si i thonë, e kam marrë në shënjestur dy-tre rafalle, është tërhequr në drejtim të manastirit.

Çdoherë nën breshëri të plumbave është goditur edhe automjeti që transportonte rreshterin, e kam dëgjuar edhe ajrin e gomës kur është shpërthyer por ata kanë vazhduar drejt emergjencës. Ne të tjerët kemi vazhduar me të shtëna…”, ka thënë Dushi.

Tutje gjatë dëshmisë së tij, Dushi ka treguar momentin kur e ka marrë lajmin për vdekjen e rreshterit Afrim Bunjaku përmes radiolidhjes.

“Pas lajmit kur e ka komuniku Elezi përmës radiolidhjes kur thotë se e humbëm kolegun me keqardhje, derisa unë isha duke e transportuar kolegun Albanin, aty e kam ndjerë vetën të thyer, kur kam arritur ne spital kam qenë në gjendje të rëndë, por gjithëherë me shpresë se rreshteri është ende gjallë, pastaj edhe mjeku e ka konfirmuar vdekjen. Kam rënë në gjunj, duke kapur kokën dhe më nuk mbaj mend…pastaj e kam parë vetën të shtrirë në një krevat të Emergjencës”, tha ai.

Tutje dëshmitari tregoi për trajtimin mjekësor që ka marrë.

“Kam pas seanca të shumta me psikolog dhe psikiatër dhe pas ekzaminimeve të bëra nga mjekët dhe raportet e tyre, ka dalë se unë kam pasur trauma, dhe pengesa në të dëgjuar. Këtë e vëreja kur gruaja dhe fëmijët më kërkonin diçka. Vajza më thoshte babi s’po dëgjon”, ka deklaruar dëshmitari.

“Kemi qenë të kujdesshëm edhe në gjendje të rëndë, jemi kujdesur për banorët dhe pronat, e ata që na sulmuan atyre ua dhamë përgjigjen e merituar” deklaroi polici në përfundim të dëshmisë.

Më 18, 21, 22 dhe 24 korrik janë caktuar seancat për vazhdimin e gjykimit ka bërë të ditur kryetari i trupit gjykues Arben Hoti.

You Might Also Like

January 28, 2026

Nuk tolerohet më ndotja, Obiliqi ashpërson masat ndaj ndotësve

Tragjedia në Gadime, nga familja dhe shkolla flasin për ngjarjen

Basha: Vendimi i Kushtetueses për Rashiqin, në kundërshtim me Kushtetutën

Aksion në Mitrovicën Veriore, sekuestrohen armë, municion dhe mjete ilegale

Kosova Times June 13, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

As një e pesta e pronave në Kosovë nuk zotërohet nga gratë

Kosova Times Kosova Times December 28, 2023
Austria synon heqjen e të gjitha kufizimeve për COVID-19
Ministria e Jashtme e Gjermanisë dënon sulmin terrorist në Zubin Potok
Tajani: Tensionet në veri rrezikojnë stabilitetin në rajon
Një person në Gjilan kapet me mbi 22 mijë euro dhe mallra të ndaluara
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?