By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Begaj: Krenar për shërbimin e ushtrisë në misionet ndërkombëtare
January 1, 2026
AUV alarmon për Acrylamide në kafen “Caffe Monaco”
January 1, 2026
Ahmeti për Dacin: Kosova humbi një akademik dhe personalitet të shquar
January 1, 2026
Haradinaj: Ndarja nga jeta e Nexhat Dacit, humbje e madhe për Kosovën
January 1, 2026
Abdixhiku: Daci, figurë shtyllë e institucioneve dhe lirisë së Kosovës
January 1, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti pret delegacionin nga Iowa: Shembull i bashkëpunimit ushtarako-civil
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti pret delegacionin nga Iowa: Shembull i bashkëpunimit ushtarako-civil
Ballina 1Lajme

Kurti pret delegacionin nga Iowa: Shembull i bashkëpunimit ushtarako-civil

Kosova Times
Last updated: 2025/06/16 at 6:23 PM
Kosova Times Published June 16, 2025
Share
SHARE

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka mirëpritur sot në ndërtesën e Qeverisë një delegacion nga shteti amerikan i Iowa-s, i përbërë nga akademikë, ndërmarrës dhe ushtarakë, të udhëhequr nga Gjeneralmajori në pension Timothy Orr dhe Kryetarja e qytetit Johnston, Paula Dierenfeld.

 

Sipas njoftimit të Qeverisë së Kosovës, kryeministri Kurti u shpreh i lumtur për bashkëpunimin e gjerë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe shtetit të Iowa-s, duke theksuar se ky bashkëpunim ka qenë i pranishëm “që nga ditët e para të çlirimit e deri më sot”. Ai shprehu mirënjohje për ndihmën dhe përkrahjen që shteti i Iowa-s i ka dhënë Kosovës, si dhe për mbështetjen e vazhdueshme.

Kurti vlerësoi lart marrëdhëniet me SHBA-të në fusha kyçe si mbrojtja, diplomacia dhe zhvillimi, duke veçuar bashkëpunimin me Iowa-n si “të jashtëzakonshëm në këto drejtime”.

Një mirënjohje e veçantë iu drejtua Gjeneralit Orr për kontributin e tij në forcimin e lidhjeve Kosovë–Iowa. “Ideja e gjeneralit Orr për programin ‘E gjithë Iowa për të gjithë Kosovën’, në kuadër të Bashkëpunimit Civil, po funksionon shumë mirë dhe përbën shembullin më të mirë se si bashkëpunimi ushtarako-civil mund të ndihmojë në ndërtimin e një demokracie funksionale dhe progresin ekonomik të vendit tonë”, tha kryeministri Kurti, duke nënvizuar rëndësinë e respektimit të sundimit të ligjit dhe parimeve të ekonomisë së tregut të lirë.

Gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin e deritanishëm si dhe për mundësitë e reja në fushat e mbrojtjes, arsimit dhe qeverisjes lokale.

Në emër të delegacionit amerikan, gjenerali Orr dhe kryetarja Dierenfeld falënderuan kryeministrin Kurti dhe Qeverinë e Kosovës për mikpritjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm.

Në takim morën pjesë edhe ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, dhe zëvendësministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi.

You Might Also Like

Begaj: Krenar për shërbimin e ushtrisë në misionet ndërkombëtare

AUV alarmon për Acrylamide në kafen “Caffe Monaco”

Ahmeti për Dacin: Kosova humbi një akademik dhe personalitet të shquar

Haradinaj: Ndarja nga jeta e Nexhat Dacit, humbje e madhe për Kosovën

Abdixhiku: Daci, figurë shtyllë e institucioneve dhe lirisë së Kosovës

Kosova Times June 16, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kurti njofton për 118 anëtarësime të reja në Shtime

Kosova Times Kosova Times January 20, 2025
Udhëtime pa viza, koncerte, teatro e ushqime
Kurti uron vitin shkollor, përmend subvencionimin e librave dhe shtesat
Obama dhe Harris kritikojnë administratën Trump gjatë mandatit të dytë
Shtetasit ukrainas në BiH u dënuan me gati shtatë vjet burg për vjedhjen e rreth 1.3 milion euro
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?