By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Vdekje tronditese ne Serbi: Vdekja e një burri (55) trupi i të cilit u gjet i lidhur në një shtyllë
December 31, 2025
Lopez u përgjigjet kritikave për veshjen e saj: “Nëse do të kishe këto të pasme, do të ishe edhe ti lakuriq”
December 31, 2025
Ata mbërritën fshehurazi dhe shkaktuan shqetësim të madh në NATO
December 31, 2025
Putini ka rënë në kurthin e tij dhe tani thjesht nuk mund ta përfundojë luftën
December 31, 2025
Një sulm natën në Odessa, ka viktima
December 31, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Më 2024 mbi 8 mijë qytetarë përfitues të Ndihmës Juridike Falas
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Më 2024 mbi 8 mijë qytetarë përfitues të Ndihmës Juridike Falas
Lajme

Më 2024 mbi 8 mijë qytetarë përfitues të Ndihmës Juridike Falas

Kosova Times
Last updated: 2025/06/16 at 4:45 PM
Kosova Times Published June 16, 2025
Share
SHARE

“E drejta për qasje në drejtësi është një e drejtë themelore dhe jo privilegj”, ka thënë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në hapjen solemne të Javës së Ndihmës Juridike Falas. Aty u bë e ditur se gjatë vitit të shkuar, mbi 8 mijë qytetarë kanë përfituar nga ndihma juridike falas.

 

Haxhiu ka nënvizuar rëndësinë e rolit të Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas, të zyrave rajonale dhe mobile të cilat ofrojnë shërbime ligjore falas në 30 komuna të vendit.

“Ministrja gjithashtu prezantoi të dhëna pozitive nga vitet e fundit, duke vënë në dukje se numri i përfituesve të ndihmës juridike falas ka pësuar një rritje të ndjeshme, krahasuar me të kaluarën. Vetëm në vitin 2022, ndihmë juridike është ofruar për 5,861 qytetarë. Në vitin 2023, ky numër është rritur në 6,081 përfitues, ndërsa në vitin 2024, ndihma juridike falas është ofruar për plot 8,049 qytetarë. Kjo përfaqëson një rritje prej 37.33% krahasuar me vitin 2022 dhe një rritje prej 32.36% krahasuar me vitin 2023. Këto të dhëna dëshmojnë për një nevojë në rritje, por edhe për një sistem që po funksionon më mirë, më shpejt dhe më pranë qytetarëve çdo vit”, thuhet në komunikatën e MD-së.

Ministrja Haxhiu ka thënë se ndihma juridike falas është më shumë se një shërbim ligjor. “Ajo është gur themeli i shtetit të së drejtës dhe një mjet konkret për të garantuar barazi para ligjit.”

Haxhiu ka cituar Eleanor Roosevelt: “E drejta për drejtësi nuk do të thotë asgjë nëse nuk është e qasshme për të gjithë.”

“Përmes kësaj jave dhe përtej saj, do të vazhdojmë të forcojmë mekanizmat e mbështetjes ligjore falas dhe të promovojmë drejtësinë si vlerë për të gjithë”, ka thënë Haxhiu.

Ajo ka falënderuar ANJF-në, organizatat e shoqërisë civile dhe partnerët ndërkombëtarë, përfshirë Misionin e OSBE-së dhe GIZ-in, për bashkëpunimin e vazhdueshëm në forcimin e këtij shërbimi.

 

You Might Also Like

Moti në Shqipëri me kthjellime dhe vranësira të pakta

Nuk ka kolona në pikat kufitare të Kosovës

Moti sot, kryesisht i vranët dhe vende-vende me fjolla bore

Qeveria e Shqipërisë nderon 13 figura të shquara me pension të posaçëm

Shtëpia e masakrës në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë bëhet muze

Kosova Times June 16, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Aksident në rrugën `Xheladin Rekaliu`, rrotullohet makina

Kosova Times Kosova Times October 23, 2024
Trump i shkroi Xi-së: “Dërgo përshëndetjet e tua më të mira Putinit dhe Kim-it, me të cilët komplotove kundër nesh”
Haziri: Të përfundojnë hetimet për thyerjen e derës së zyrës për buxhet
HGSS publikoi video te tmerrshme nga vendi i aksidentit: Dihet se kush humbi jetën në rrëzimin e avionit, bëhet fjalë për…
E veja e Solzhenicinit na kujton paradoksin perandorak të Rusisë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?