By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 14 nëntor 2025
November 14, 2025
Vajza u sëmur në koncertin e Lady Gaga-s: këngëtarja ndaloi menjëherë performancën
November 13, 2025
Jakshiq: Nga katër karriget diplomatike të Serbisë, tre janë tronditur rëndë
November 13, 2025
“Nuk jemi Gjermania, fiksojeni këtë”, Sylvinho entuziast: Festojmë dhe mendojnë për Play Off, mund të shkojmë në Botëror
November 13, 2025
Sergej Lavrov dhe miti i turpit të tij
November 13, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë
Ballina 2Rajon / Botë

Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Kosova Times
Last updated: 2024/04/25 at 10:23 PM
Kosova Times Published April 25, 2024
Share
SHARE

Votimi për një rezolutë për Srebrenicën është shtyrë nuk do të zhvillohet më 2 maj, tha ambasadori i Bosnje e Hercegovinës në Kombet e Bashkuara, Zllatko Lagumxhija për televizonin N1.

“Në këtë moment, ne e dimë që seanca nuk do të mbahet më 2 maj, pasi sot po e dërgojmë tekstin e rezolutës për rishikim për të parë nëse shtetet e OKB-së kanë propozime të tjera për tekstin. Asambleja e Përgjithshme me gjasë do të mblidhet pas 6 majit, varësisht nga orari i seancave, por këtë do ta dimë të martën”, tha ai.

Siç tha ambasadori, misioni i Bosnje e Hercegovinës në OKB do të marrë pjesë në këtë diskutim në mënyrë që t’iu shpjegohet më mirë teksti i rezolutës të gjitha shteteve që kanë paqartësi.

Në selinë e OKB-së në Nju Jork po mbahen konsultime joformale për draft-rezolutën e cila parasheh shpalljen e 11 korrikut si Ditën Ndërkombëtare të Kujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë.

Siç është njoftuar në ueb-faqen e OKB-së, konsultimet mbi draftin e rezolutës janë thirrur nga misionet e përhershme të Gjermanisë dhe Ruandës, së bashku me misionet e Shqipërisë, Bosnje e Hercegovinës, Kilit, Finlandës, Francës, Irlandës, Italisë, Jordanisë, Holandës, Lihtenshtajnit, Malajzisë, Zelandës së Re, Sllovenisë, Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara.

Në draft-rezolutë, në të cilën më herët ka pasur qasje Radio Evropa e Lirë, veç tjerash kërkohet që të dënohet çdo mohim të gjenocidit në Srebrenicë dhe veprimet që madhërojnë të dënuarit për krime lufte, përfshirë ata që janë përgjigjës për gjenocidin në Srebrenicë.

Më 2007, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e karakterizoi krimin në Srebrenicë si gjenocid, në të cilin u vranë më shumë se 8.000 burra dhe djem boshnjakë më 1995 nga Ushtria e Republikës Sërpska.

Deri më tani, më shumë se 50 persona janë dënuar me mbi 700 vjet burgim për gjencodin dhe krime të tjera të kryera në Srebrenicë.

You Might Also Like

Jakshiq: Nga katër karriget diplomatike të Serbisë, tre janë tronditur rëndë

Fondi amerikan i investimeve Carlyle mund të blejë asetet e huaja të Lukoil

Rusia heq dorë nga planet për të krijuar një bazë detare në Sudan

Rusia “joshi” afrikano-jugorët në Ukrainë për të luftuar, paralajmëron ambasadori

Amerikanët godasin një anije në Karaibe. “Katër narko-terroristë të vrarë”

Kosova Times April 25, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Holanda do të asgjësojë 29 mijë pula për të parandaluar gripin e shpendëve

Kosova Times Kosova Times November 21, 2022
“Një përparim nuk ka gjasa.” Ofensiva ruse dështoi, thotë Uashingtoni
Meta uron 28 nëntorin: Përulemi me nderim para veprës së Ismail Qemalit dhe etërve të Pavarësisë
Suard: Franca mbështet plotësisht integrimin e Shqipërisë në BE
Duma tha se rritja e çmimit të vezëve ka ardhur si pasojë e rritjes së cilësisë së jetës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?