By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 7 janar
January 7, 2026
Nagavci: Shtyhet fillimi i gjysmëvjetorit të dytë deri më 12 janar
January 6, 2026
Pas reshjeve të shiut, Lumi Lushta del nga shtrati në Mitrovicë
January 6, 2026
AME: Shumica e komunave stabile, në Gjakovë u evakuuan mbi 20 familje
January 6, 2026
Osmani falënderon Turqinë pas pranimit të sistemit anti-tank OMTAS
January 6, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: ‘Pastrimi’: Vendimi i OSHP-së i paprecedentë, do t’i ndjekim rrugët ligjore
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > ‘Pastrimi’: Vendimi i OSHP-së i paprecedentë, do t’i ndjekim rrugët ligjore
Lajme

‘Pastrimi’: Vendimi i OSHP-së i paprecedentë, do t’i ndjekim rrugët ligjore

Kosova Times
Last updated: 2025/06/16 at 10:25 PM
Kosova Times Published June 16, 2025
Share
SHARE

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastrimi” ka reaguar ndaj vendimit të Organit Shqyrtues të Prokurimit, lidhur me ankesën e dorëzuar për tenderin në vlerë prej 16.5 milionë euro, të shpallur nga Komuna e Prishtinës për angazhimin e operatorëve privatë në ofrimin e shërbimeve të pastrimit. Vendimin e kanë quajtur të paprecedentë dhe të pajustifikueshëm.

 

“OSHP ka deklaruar se nuk ka juridiksion për ta shqyrtuar këtë çështje, një vendim i paprecedentë dhe i pajustifikueshëm, duke marrë parasysh se bëhet fjalë për një kontest të prokurimit publik, që hyn drejtpërdrejt në fushëveprimin e këtij institucioni. Për më tepër, vendimi në asnjë pjesë të tij nuk i jep të drejtë apo legjitimitet veprimeve të Komunës së Prishtinës, duke ia lënë në kompetencë gjykatave dhe organeve të tjera që mbikëqyrin kundërligjshmëritë”, thuhet në reagimin e “Pastrimit”.

Sipas tyre, aktgjykimi i Gjykatës Supreme i ka dhënë përgjigjen përfundimtare Komunës së Prishtinës në ndalimin ligjor për angazhimin dhe tenderimin për çështjen e mbeturinave, dhe për këtë, thonë ata, edhe ky qëndrim i OSHP-së nuk ka trajtuar çështjen sipas parimit bazë nga ajo çka ka vendosur Gjykata Supreme.

“KRM “Pastrimi” do të dorëzojë ankesë ndaj këtij vendimi dhe do të ndjekë të gjitha rrugët ligjore për të mbrojtur të drejtën e saj dhe për të siguruar një proces të drejtë dhe të paanshëm, siç e garanton ligji. Çdo veprim tjetër i Komunës së Prishtinës nga ajo çka përcakton vendimi i Gjykatës Supreme është i jashtëligjshëm. Nuk do të lejojmë falimentimin e KRM “Pastrimi” Sh.A., për të cilën Komuna qëllimisht po insiston për gjë të tillë”, thuhet në reagimin e KRM “Pastrimi”.

Ndërkohë më herët, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, duke iu referuar vendimit të OSHP-së, tha se sabotazha merr epilog dhe e drejta është në anën e Komunës së Prishtinës.

“Pas një sërë pengesash të qëllimshme nga kompania rajonale “Pastrimi” SH.A – përfshirë greva, bllokime dhe ankesa të njëpasnjëshme – Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) ka vendosur qartë: Komuna e Prishtinës ka të drejtë të vazhdojë me procedurat për përzgjedhjen e kompanisë që do të menaxhojë mbeturinat në kryeqytet. Kjo është një fitore për interesin publik dhe për të gjithë qytetarët që meritojnë një qytet të pastër dhe një shërbim të mirëfilltë”, shkroi ai.

Sipas Ramës, me vendimin e OSHP-së i jepet fund një bllokade, siç thotë ai, të padrejtë që kishte për qëllim sabotimin e procesit të prokurimit, i zhvilluar me procedurë të hapur dhe në përputhje të plotë me ligjin.

“Komuna do të vazhdojë me përkushtim për të garantuar një sistem të qëndrueshëm dhe të përgjegjshëm të menaxhimit të mbeturinave, duke vendosur qytetarin në qendër të çdo vendimi.

You Might Also Like

Nagavci: Shtyhet fillimi i gjysmëvjetorit të dytë deri më 12 janar

Pas reshjeve të shiut, Lumi Lushta del nga shtrati në Mitrovicë

AME: Shumica e komunave stabile, në Gjakovë u evakuuan mbi 20 familje

Përmbytje dhe reduktime të ujit në Prishtinë

Maqedonci: Pranuam dërgesën e sistemeve raketore anti-tank OMTAS

Kosova Times June 16, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Koci: S’ka sinjal që nga masat, Kosova të sanksionohet në planin e rritjes

Kosova Times Kosova Times September 19, 2024
Kurti: Bashkëpunimi ekonomik dhe tregtar Kosovë-Zvicër po rritet çdo vit
Arteta pret paraqitje të Arsenalit që e çon në gjysmëfinale
Franca mbështet zgjedhjet në Kosovë dhe dialogun me Serbinë
Takim i madh i NATO-s, tema kryesore do të jenë shpenzimet e mbrojtjes
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?