By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Një rritje e madhe e interesit të udhëtarëve nga Amerika për në Shqiperi
January 27, 2026
Arrestohet në Prishtinë për vjedhje të rëndë shtetasi i Malit të Zi
January 27, 2026
Inspekcioni i Komunës ndërprenë ndërtimin e paligjshëm në Mitrovicë
January 27, 2026
Përmbyllet procesi i rinumërimit në 77% të vendvotimeve
January 27, 2026
IKSHPK njofton për zonat ku uji nuk rekomandohet për pije
January 27, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Samiti i SEECP, presidenti Begaj pret kryetarët e shteteve anëtare
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Samiti i SEECP, presidenti Begaj pret kryetarët e shteteve anëtare
Ballina 2Lajme

Samiti i SEECP, presidenti Begaj pret kryetarët e shteteve anëtare

Kosova Times
Last updated: 2025/06/16 at 4:43 PM
Kosova Times Published June 16, 2025
Share
SHARE

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj ka pritur sot në Tiranë, kryetarët e shteteve dhe delegacioneve të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP) në kuadër të kryesimit të këtij procesi nga Shqipëria.

 

Presidenti Begaj mikëpriti Presidenten e Sllovenisë, Natasa Pirc Musar, Presidentin e Malit të Zi, Jakov Milatovic, Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, Kryetaren e Presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës, Zeljka Cvijanovic Presidenten e Maqedonisë, Gordana Siljanovska Davkova dhe Presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev. Ky i fundit do të marrë kryesimin e radhës së SEECP-së për vitin e ardhshëm.

Kreu i Shtetit i uroi gjithashtu mirëseardhjen në samit Kryeministrit të Serbisë, Duro Macut, ndërsa morën pjesë dhe Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC), Amer Kapetanovic, dhe Shefi i Delegacionit të BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato.

Samiti me temë: “Nxitja e Stabilitetit dhe Prosperitetit përmes Bashkëpunimit Rajonal dhe Integrimit në BE” synon që anëtarët aspirantë të BE-së, vendet e BE-së dhe partnerët të bashkëpunojnë duke reflektuar mbi progresin e kësaj platforme për të ecur përpara në të njëjtin drejtim në përballimin e sfidave të përbashkëta. Shqipëria mori për herë të tretë kryesimin e SEECP-së në vitin 2024 nën sloganin “Formësimi i së ardhmes sonë evropiane” dhe ka kontribuuar në forcimin e bashkëpunimit rajonal, për zbatimin e objektivave të Tregut të Përbashkët Rajonal, si dhe duke përshpejtuar procesin e integrimit evropian.

SEECP është një platformë e rëndësishme e Bashkëpunimit Rajonal dhe e Integrimit Europian. Samiti në Tiranë do të shërbejë për nxitjen e stabilitetit dhe prosperitetit me ndikim pozitiv në jetën e qytetarëve dhe integrimin në BE.

Në këtë kontekst, liderët pjesëmarrës synojnë që në këtë samit të shprehin angazhim për të forcuar më tej rolin e SEECP-së. Gjithashtu, ata do të paraqesin përfundimet e samitit në një deklaratë të përbashkët.

Presidenti Begaj në mbyllje të samitit do t’i kalojë homologut të tij bullgar, Presidentit Radev Kryesinë e radhës të SEECP-së.

Veç mikpritjes së samitit, Presidenti Begaj pritet të zhvillojë takime të veçanta me homologë e liderë pjesëmarrës të procesit të SEECP-së për të thelluar më tej bashkëpunimin e Shqipërisë me këto vende.

You Might Also Like

Arrestohet në Prishtinë për vjedhje të rëndë shtetasi i Malit të Zi

Inspekcioni i Komunës ndërprenë ndërtimin e paligjshëm në Mitrovicë

Përmbyllet procesi i rinumërimit në 77% të vendvotimeve

IKSHPK njofton për zonat ku uji nuk rekomandohet për pije

Mitrovicë, policia zhvillon aktivitete sensibilizuese kundër drogave

Kosova Times June 16, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Polonia arreston një lojtar rus të hokejit nën dyshimet për spiunazh

Kosova Times Kosova Times June 30, 2023
Kirgistani anuloi stërvitjet ushtarake të CSTO “Vëllazëria e pathyeshme-2022”
Ambasadori amerikan në Beograd: Koha për t’i hequr barrikadat
Hakerët rus sulmuan faqet e institucioneve të Kosovës
Ramadani: Luajtëm futboll të mirë, treguam kulturë në tribuna
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?