By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kriza idiote në Kuvend të Kosovës
June 18, 2025
Conor McGregor e rrëzoi me nokaut një burrë në një klub nate në Ibiza, shikoni videon
June 17, 2025
Trump therret takimin e jashtëzakonshëm në Shtëpinë e Bardhë “dhomë krize”: Diskuton hyrjen e SHBA-së në luftë me Iranin
June 17, 2025
Ushtarët e FSK-së në stërvitje të përbashkët me ata amerikanë
June 17, 2025
Guerot: Rruga drejt NATO-s e BE-së, përmes themelimit të Asociacionit
June 17, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Guerot: Rruga drejt NATO-s e BE-së, përmes themelimit të Asociacionit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Guerot: Rruga drejt NATO-s e BE-së, përmes themelimit të Asociacionit
Ballina 2Lajme

Guerot: Rruga drejt NATO-s e BE-së, përmes themelimit të Asociacionit

Kosova Times
Last updated: 2025/06/17 at 11:17 PM
Kosova Times Published June 17, 2025
Share
SHARE

Në `RTK Prime`, ambasadori francez në Kosovë, Olivier Guerot, theksoi se rruga e Kosovës drejt NATO-s dhe BE-së do të kalojë përmes themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

 

Ai tha se Asociacioni është pjesë e marrëveshjeve që nga viti 2013 dhe se kjo është ritheksuar edhe në marrëveshjen e Ohrit. Sipas tij, themelimi i Asociacionit do të ishte një shenjë konkrete e vullnetit të Kosovës për të përmbushur zotimet e saj ndërkombëtare.

“Kur them nuk do të shpikim edhe njëherë rrotën, ekziston ajo që quhet ‘elefanti në dhomë’, është ky Asociacioni që lihet disi anash. Mënyra ose rruga drejt NATO-s e BE-së do të shkojë përmes themelimit të këtij Asociacioni. Do të ishte ç’orientuese që të pretendonim që ky fakt mund të lihet anash. Asociacioni është pjesë e marrëveshjeve që nga viti 2013 e tutje dhe pastaj është ritheksuar edhe në marrëveshjen e Ohrit apo përmendur aty. Gjithsesi, që duhet themeluar, po, dhe do të jetë një shenjë krejt konkrete e vullnetit të Kosovës që të përmbushë zotimet e veta. BE-ja ka bërë një lloj përpjekje që të hartojë një lloj statuti që është në përputhje me Kushtetutën, dhe nëse ka dikush që mund ta thotë që është në pajtueshmëri me Kushtetutën ose jo, është Gjykata Kushtetuese, kështu që sugjerimi ynë ka qenë që, testojeni këtë statut”, theksoi Guerot.

Edhe ambasadori gjerman, Jorn Rohde, deklaroi se Asociacioni ka qenë obligim për Kosovën që nga viti 2013 dhe theksoi se të gjithë kryeministrat prej atëherë nuk kanë bërë mjaftueshëm për ta zgjidhur këtë çështje.

“Kemi parë disa përpjekje për të sjellë propozime në tryezë, tanimë kemi një propozim evropian që përkrahet nga 27 shtete anëtare. E vetmja sfidë për ne është që të ecim përpara. Thjesht dërgojeni në Gjykatë Kushtetuese dhe nëse është në mospërputhje me Kushtetutën, nuk ka të bëjë fare me Serbinë, kjo është Gjykata Kushtetuese e Kosovës që do ta trajtojë këtë gjë. Por që ka mosveprim e mosveprimi ka pasoja e që nuk janë aspak pozitive”, theksoi Rohde.

Ambasadorët nuk deshën të komentojnë deklaratën e ish-presidentit amerikan Donald Trump, i cili tha se gjatë mandatit të tij kishte parandaluar një konflikt mes Kosovës dhe Serbisë.

“E kam parë deklaratën e Trumpit, nuk jam në situatë të komentoj deklaratën”, tha Guerot.

“Nuk mund të komentoj mbi cicërimat”, theksoi Rohde. “Kjo është thënë shumë herë edhe nga administrata e re amerikane – evropianët duhet të zgjidhin problemet e veta – kjo vlen besoj edhe për çështjet siç është çështja midis Kosovës e Serbisë”.

Ambasadorët mohuan se presioni për këtë proces është vetëm mbi Kosovën.

“Jo, nuk është mbi Kosovë, është edhe mbi Kosovën”, deklaroi Guerot.

Të pyetur se pse duhet ta bëjë Kosova këtë hap kur Serbia, siç u theksua, e lufton Kosovën në shumë fusha, Guerot theksoi se Franca vazhdimisht i kërkon Serbisë që të ketë trajtim gjyqësor të autorëve të sulmit në Banjskë.

Edhe Rohde theksoi se në çdo takim bilateral midis Gjermanisë dhe Serbisë ata e ngrenë çështjen e llogaridhënies për sulmin në Banjskë dhe për incidentin në kanalin Ibër Lepenc.

Për mosheqjen e plotë të masave nga BE ndaj Kosovës, Rohde deklaroi se shumica e anëtarëve ishin për heqjen e menjëhershme, por disa veprime të pakoordinuara në veri bënë që disa shtete të kërkojnë të pritet edhe pak.

“Pati ca veprime të pakoordinuara në veri dhe pastaj disa vende thanë të presim edhe pak. Kemi parë vendimin, hapat e parë të heqjes graduale”, theksoi ai.

Gjithashtu, ai theksoi se “duhen dy persona për vallëzim”, duke bërë thirrje që edhe Kosova të mos ecë me hapa të njëanshëm.

Guerot e Rohde: Dërgojeni draftin e Asociacionit në Kushtetuese, ne iu përkrahim në Këshillin e Evropës

Asociacioni, por jo themelimi, por veç dërgimi i draftit në Gjykatën Kushtetuese është kusht edhe për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Ambasadori francez theksoi se ky do të ishte argument përmes së cilit do të bindeshin vendet kundërshtare.

Sipas tij, Gjykata Kushtetuese është i vetmi organ që mund të tregojë nëse është ose jo në përputhje me Kushtetutën drafti për Asociacionin.

“Kosova i përket atij forumi, por i duhen argumente, t’i bindë vendet kundërshtare. Një nga argumentet është, jo themelimi, dërgimi i statutit në Gjykatën Kushtetuese, si gjest i mirëbesimit, e sigurisht jemi të gatshëm të përkrahim në mënyrën tonë aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës”, theksoi Guerot.

Nga ana e tij, ambasadori gjerman theksoi se duan që votimi të jetë i suksesshëm. “Presim nga Kosova të bëjë pjesën e vet të punës”, theksoi Rohde.

(E plotësuar 21:30) Rohde e Guerot në RTK: Kosova e Serbia t’i zgjidhin çështjet me dialog

Në një intervistë në `RTK Prime`, ambasadorët e Francës dhe Gjermanisë diskutuan për sigurinë në rajon dhe situatën në Kosovë. I pyetur nëse Kosova duhet të jetë e shqetësuar dhe nëse ka indikacione për ndonjë tension eventual në rajon, diplomati francez tha se situata, sidomos në veri të Kosovës, është e qetë aktualisht, por e brishtë, siç e deklaron, sipas tij, KFOR-i.

“Të gjithë e dimë si është sfondi politik, është një çështje afatgjatë tashmë. Kemi qenë dëshmitarë në vitet e fundit, sidomos në vitin 2023, situata shumë të rënda, me humbjen e jetës së një zyrtari policor, Afrim Bunjakut, e vitin e kaluar edhe sulmi me bombë në kanalin e Ibër Lepencit. Nuk është se situata ka qenë krejtësisht e qetë, paqësore. Mesazhi, për të gjithë liderët e gjithë rajonit: Mënyra për të zgjidhur çështjet e mbetura dhe ka shumë të tilla, është vetëm përmes dialogut. Fatmirësisht që Kosova nuk është në atë nivel të tensioneve, sigurisht ka qenë lufta para 26 vitesh. Edhe për Kosovën e Serbinë e njëjta gjë, me dialog me negociata, ky është mesazhi themelor,” tha ai.

Ndërkohë, i pyetur edhe ambasadori gjerman nëse Kosova ka arsye të jetë e shqetësuar se mund të preket në aspektin e sigurisë, ai tha:

“Tashmë kemi kaluar 20 minuta duke folur për tri luftëra, konflikte ushtarake, Iran-Izrael, Ukrainë-Rusi e pastaj Rripi i Gazës. Situata midis Kosovës e Serbisë është shumë larg nga ky nivel, të dyja vendet duan të hyjnë në organizatën e njëjtë që është BE-ja. Shtegu drejt normalizimit është krejt i qartë dhe kur flasim për këto tri konflikte të mëdha është e qartë për mua që ajo çka na duhet nga ky rajon është thjesht lajme të mira, të mos ketë bllokada politike, ekonomike e të tjera,” deklaroi Rohde në RTK Prime.

21:16  Rohde e Guerot me thirrje: Vendet e rajonit të shmangin tensionet

Dy ambasadorët e dy prej shteteve më të fuqishme evropiane, Francës dhe Gjermanisë, sonte nga studio e RTK Prime folën për zhvillimet në Lindjen e Mesme pas nisjes së sulmeve mes Izraelit dhe Iranit.

Francezi, Olivier Guerot, dhe gjermani, Jorn Rohde, të dy diplomatë të akredituar në Kosovë, thanë se ajo që duhet tani është armëpushimi atje.

“Ka shumë vuajtje, shpresojmë në deeskalim. Siç kemi arritur të shohim deklaratën e G7-ës, ishte një pasqyrim real i situatës. Irani ka nxitur shumë konflikte rajonale në të kaluarën, por shpresoj që ky konflikt të përfundojë sa më parë që është e mundur,” tha ai.

Ndërkohë Guerot tha se situata është goxha serioze. “Ajo që na duhet është një armëpushim me ndalimin e shënjestrimit të infrastrukturës civile e pastaj edhe të saj energjetike, e sidomos shënjestrimin pa dallim të civilëve,” tha Guerot.

Diplomati francez shtoi se çfarëdo lloj kapaciteti nuklear nga Irani do të ishte kërcënim i drejtpërdrejtë për Izraelin, rajonin dhe Evropën. “Pra thjesht nuk e duam një gjë të tillë, zgjidhja duhet të gjendet në një kornizë të negociuar,” shtoi ai.

Të dy diplomatët folën edhe për gatishmërinë që shfaqi Rusia për të ndërmjetësuar mes Izraelit dhe Iranit, ndërkohë që vetë po kryen agresion në Ukrainë.

Guerot në RTK Prime tha se Rusia do të përpiqet të shfrytëzojë secilën situatë për qëllimet e veta, duke përfshirë edhe situatën rajonale në Ballkan.

“Ajo që na duhet absolutisht shumë nga të gjitha vendet këtu në rajon është që të shmangin përshkallëzimin e tensioneve, krijimin e tensioneve ku nuk ekzistojnë. Kosova ka theksuar që dëshiron të jetë kontribuuese e sigurisë, e një mënyrë e kontributit në këtë drejtim është që të shfaqë përmbajtje në veprime të tilla që mund të perceptohen si nxitëse të tensionit,” tha tutje diplomati francez.

Rohde, ndërkaq, shtoi se Rusia është çdo gjë tjetër përpos e sinqertë. “Lufta me dezinformata duke përkrahur forca të cilat hedhin poshtë apo nuk e duan demokracinë, kërkojnë konfliktin midis Serbisë dhe Kosovës, e dini në cilën anë janë. Janë forcë shpërqëndruese,” tha ai.

You Might Also Like

Ushtarët e FSK-së në stërvitje të përbashkët me ata amerikanë

Guerot e Rohde bëjnë thirrje për kompromis në krijimin e institucioneve

SHBA: Zhvillimi i partneritetit në fushën e sigurisë, ofron stabilitet

KFOR-i italian patrullon në vijën kufitare

Komuna dhe `Pastrimi` bien dakord për pagesa, por vazhdojnë kritikat

Kosova Times June 17, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

“Putini nuk do të mbetet i pandëshkuar”

Kosova Times Kosova Times October 13, 2022
Të plagosurit nga Kosova largohen nga Spitali në Novi Pazar, vendosen ne Beograd
Haradinaj kritikon Qeverinë: Nuk kuptojnë për dëmin që po i bëjnë Kosovës
Kryeministri Kurti udhëton për në Strasburg, Francë
Lajçaku takon komandantin e KFOR-it, flasin për situatën e përgjithshme
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?