Osmani në Budapest u prit nga homologu i saj Tamas Sulyok dhe me nderime ushtarake.

Këtë vizitë Osmani e ka cilësuar në dobi të qytetarëve dhe në funksion të bashkëpunimit të ndërsjellë.

“Faleminderit për pritjen me nderime ushtarake në Budapest, President Sulyok! Një vizitë e rëndësishme për avancimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Hungarisë, në dobi të qytetarëve tanë dhe në funksion të bashkëpunimit të ndërsjellë”, ka deklaruar ajo.