Në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit bëhet e ditur se, gjatë takimit, “diskutuan bashkë rreth zhvillimeve të fundit në vend, përfshirë procesin e konstituimit të Kuvendit dhe formimin e institucioneve të legjislaturës së nëntë, dhe tema tjera me interes në kuadër të komunikimeve dhe shkëmbimeve të rregullta ndërmjet Qeverisë dhe shteteve partnere.”

“Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen e tij për raportet e mira dhe për mbështetjen e vazhdueshme të këtyre shteteve ndaj Kosovës, sidomos në proceset integruese në Bashkimim Evropian dhe NATO”, theksohet në njoftim.