By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 15 dhjetor
December 15, 2025
Autorët e sulmit terrorist në Australi, babë e bir,Viktimat janë të moshës nga 10 deri në 87 vjeç
December 14, 2025
Sulm brutal me acid në park: Gruaja nga Xhorxhia po lufton për jetën e saj
December 14, 2025
The Telegraph mbi vullnetarët serbë në Ukrainë: Ata kanë mbështetjen e Dodikut
December 14, 2025
Fitore dramatike për Prishtinën, Rahoveci triumfon bindshëm ndaj Pejës
December 14, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Nomadët e shekullit XXI
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Nomadët e shekullit XXI
Opinion

Nomadët e shekullit XXI

Kosova Times
Last updated: 2025/06/20 at 11:48 AM
Kosova Times Published June 20, 2025
Share
SHARE

Shkruan: Rasim SMAJLAJ

(Kundërpërgjigje ndaj deklaratës së Kryeministrit Kurti)

Në një prej deklaratave të fundit, Kryeministri Albin Kurti e quajti opozitën “pozitë nomade”. Me fjalë të tjera, opozita – sipas tij – nuk ka vend, nuk ka qëndrueshmëri dhe nuk përfaqëson një bazë të vërtetë popullore.

Por pyetja që lind është:
A është e drejtë, e ndershme dhe demokratike të quash “nomad” një bllok opozitar që sot përfaqëson mbi 58% të vullnetit të qytetarëve të Kosovës?

Nëse dikush është bërë nomad, nuk është opozita.
Janë qytetarët. Janë të rinjtë. Janë profesionistët që po largohen çdo ditë nga ky vend.
Janë idealet që ikën, shpresat që u shuan, besimi që u zhgënjye.

Kur pushteti humb kontaktin me realitetin

Qeveria aktuale, e cila erdhi në pushtet si simbol i ndryshimit, i drejtësisë dhe transparencës, sot përdor gjuhën e përçmimit për opozitën. Jo për të ndërtuar, por për të përçuar frikë dhe përçarje.
Të quash opozitën “nomade”, do të thotë të nënvlerësosh mbi gjysmën e popullit që nuk pajtohet me ty. Do të thotë të trajtosh pluralizmin politik si defekt, e jo si vlerë demokratike.

Kush janë vërtetë “nomadët”?

Nëse e analizojmë me vëmendje, “nomadë” sot nuk janë deputetët e opozitës.
Nomadë janë mjekët që po ikin drejt Gjermanisë.
Nomadë janë studentët që aplikojnë çdo ditë për studime jashtë vendit, me mendjen për të mos u kthyer.
Nomadë janë prindërit që presin radhën për viza pune.
Nomadë janë të gjithë ata që nuk shohin më asnjë të ardhme këtu.

Por ky nomadizëm nuk është zgjedhje.
Ky është dënimi i heshtur që po jep qeverisja e keqe.

Opozita nuk është e përkohshme. Është zëri i popullit!

Ta quash opozitën nomade është më shumë se një shpërfillje politike – është një fyerje për demokracinë.
Sepse opozita, sado që nuk është në pushtet, është zëri i qytetarit.
Dhe sot, ky zë nuk është më minorancë.
Është 58% e popullit që nuk e sheh më veten në këtë qeveri.

Kushdo që e mohon këtë realitet, po largohet nga e vërteta.
Po bëhet ai vetë një lloj politikani nomad – pa orientim, pa ndjeshmëri, pa përgjegjësi.

Në fund: Demokracia nuk rri vetëm në një karrige

Qeveritë vijnë dhe shkojnë. Por populli mbetet.
Dhe sot, populli nuk ka nevojë për përbuzje, etiketime apo propaganda.
Ka nevojë për zë, për kuvend, për bashkëqeverisje, për ndryshim të vërtetë. Nëse ka ndonjë të vërtetë në fjalët “nomadë të shekullit XXI”, ajo është kjo:
Qytetarët po ndihen pa shtëpi në vendin e tyre – jo sepse nuk e duan Kosovën, por sepse qeveria ua ka humbur ndjesinë e atdheut. Dhe ky është realiteti që asnjë deklaratë nuk mund ta mbulojë.

You Might Also Like

“PS-ja në pushtet prej vitesh, forcë politike apo organizatë e konsumuar”?

30 Vjet Pas Daytonit – Mësime për Sot

Partitë politike që veprojnë kundër shtetit të Kosovës duhet të përjashtohen nga zgjedhjet e 28 dhjetorit

8 Dhjetori i “thyer”!

BURSAÇ: A është Beogradi qendra e operacioneve ruse në Evropë?

TAGGED: #Rasim Smajlaj
Kosova Times June 20, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kurti në mbylljen e festivalit NewBorn: Një platformë për lidhjen e artit dhe kulturës ndërkombëtare në Kosovë

Kosova Times Kosova Times August 13, 2024
Çfarë do të ndodhë pas dy-tre ditësh në Ukrainë dhe çfarë ndryshimesh do të sjellë siç pretendon Vuçiq?
Kryeministri Kurti me ministrin e investimeve të Arabisë Saudite bisedojnë për energji të gjelbër dhe turizëm
BE: Kemi informacione se një fabrikë në Kinë po prodhon drone për Rusinë
Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?