By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Një recetë franceze për mish që shkrihet në gojë
January 28, 2026
Tentim kontrabande në burgun e Mitrovicës: Droga dhe telefona
January 28, 2026
Një muaj paraburgim për të dyshuarin për dhunim në Deçan
January 28, 2026
Ish-senatori francez shpallet fajtor për drogimin e një deputeteje me qëllim përdhunimin e saj: “Shkurt, jam idiot”
January 28, 2026
Kneissl, e cila kërceu me Putinin, po i kërkohet t’i heqë shtetësinë austriake
January 28, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Trump: Izraeli dhe Irani u pajtuan për armëpushim
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Trump: Izraeli dhe Irani u pajtuan për armëpushim
Ballina 2Rajon / Botë

Trump: Izraeli dhe Irani u pajtuan për armëpushim

Kosova Times
Last updated: 2025/06/24 at 6:27 AM
Kosova Times Published June 24, 2025
Share
SHARE

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se Izraeli dhe Irani janë pajtuar për një armëpushim “të kompletuar”.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Trump ka thënë se armëpushimi do të nisë “përafërsisht gjashtë orë prej tani”, pasi secili shtet t’i ketë kryer operacionet ushtarake.

Në njoftimin e Trumpit janë përmendur disa afate kohore për dhënie fund të armiqësive, por që “brenda 24 orësh” lufta zyrtarisht do të ketë përfunduar.

Postimi i Trumpit është bërë në mesnatë – sipas orës lokale të Kosovës.

Izraeli dhe Irani nuk e kanë komentuar ende armëpushimin.

Presidenti e ka quajtur konfliktin mes dy vendeve si “Lufta 12-ditore”.

“Kjo është luftë që do të mund të vazhdonte për vite dhe do të shkatërronte Lindjen e Mesme, por nuk ndodhi dhe nuk do të ndodhë kurrë ashtu”, ka thënë Trump mes tjerash në postimin e tij.

Më herët, Trump ka thënë se do ta inkurajonte Izraelin që të drejtohej kah paqja, pasi e ka konsideruar sulmin e Iranit në bazën ajrore amerikane në Katar si “shumë të dobët”, dhe e ka falënderuar Teheranin për njoftimin paraprak.

Presidenti amerikan ka thënë se askush nuk është lënduar në sulm dhe dëmet janë krejt të vogla.

Katari ka thënë se raketat janë rrëzuar dhe se situata është stabile.

Ekspertët e kanë përshkruar sulmin si tejet simbolik – të kalibruar për të dërguar mesazh vendosmërie, por edhe për të shmangur një konflikt më të gjerë dhe shkatërrues.

Situata në Lindje të Mesme është e tensionuar prej sulmit të befasishëm të Izraelit në qendra bërthamore dhe ushtarake të Iranit më 13 qershor. Izraeli konsideron se Irani nuk mund të ketë armë bërthamore sepse ia rrezikon ekzistencën, ndonëse Teherani pretendon se programin bërthamor e ka vetëm për qëllime paqësore.

Irani është hakmarrë me sulme raketore në Izrael dhe në shkëmbim e sipër të raketave janë vrarë dhe plagosur banorë të të dyja shteteve.

You Might Also Like

Ish-senatori francez shpallet fajtor për drogimin e një deputeteje me qëllim përdhunimin e saj: “Shkurt, jam idiot”

Kneissl, e cila kërceu me Putinin, po i kërkohet t’i heqë shtetësinë austriake

Ish-zonja e parë e Koresë së Jugut shkon në burg për korrupsion

Axhenda ndërkombëtare

Fico i shokuar nga Trump

Kosova Times June 24, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Protestë masive në Ulqin, `kundër shitjes dhe privatizimit të bregdetit`

Kosova Times Kosova Times April 5, 2025
Misioni i Ilir Hasanajt për krijimin e kinemave alternative
Donturmas, akullorja turke
Kremlini thotë se dëshira e NATO-s për “Shengen ushtarak” në Evropë rrit tensionet
Gjendet i vdekur një burrë në parkun e Taukbashçes në Prishtinë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?