Policia rajonale e Prishtinës ka njoftuar për konfiskimin e 13 skuterëve të paregjistruar.
“Vetëm gjatë tri ditëve të para të operimit, nga ky njësit janë shqiptuar mbi 45 fletëparaqitje për kundërvajtje, janë konfiskuar 13 skuterë të paregjistruar, si dhe janë shqiptuar tiketa për shkelje të tjera si përdorimi i telefonit gjatë ngasjes, mosrespektimi i dritës së kuqe etj”, thuhet në komunikatën për media.
Më tej bëhet e ditur se njësiti rajonal i trafikut rrugor me motoçikleta, kanë filluar të operojnë në rrugët nacionale dhe rajonale të këtij rajoni, me qëllim të parandalimit të aksidenteve.