By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Temperaturat arritën 51 gradë në Iran
July 31, 2025
SHBA-të kanë vendosur sanksione ndaj zyrtarëve palestinezë
July 31, 2025
Arabia Saudite: Aksident në parkun e zbavitjes, të paktën 23 të plagosur
July 31, 2025
Goditja më e gjatë e rrufesë në SHBA është 829 kilometra
July 31, 2025
Kiev: Numri i të vdekurve nga sulmi rus në kryeqytet rritet në 9
July 31, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Atje ku bashkëdyzohen pamjet magjike me shijen e verës në Sengiari
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Turizëm > Atje ku bashkëdyzohen pamjet magjike me shijen e verës në Sengiari
Turizëm

Atje ku bashkëdyzohen pamjet magjike me shijen e verës në Sengiari

Kosova Times
Last updated: 2025/07/02 at 12:28 PM
Kosova Times Published July 2, 2025
Share
SHARE

Nga Ymer Hysa.     

Të jesh në Abano Terme dhe aq më tepër specialist i fushës së bujqësisë dhe veçanërisht i dhënë pas Agroturizmit dhe të mos vizitosh “Agroturizmin Sengiari” që ndodhet pothuajse vetëm dhjetë minuta larg qytetit do ta quaja një lajthitje.    Rruga për te aty, e parë përmes xhamave të makinës të ofron një mjedis tejet piktoresk. Bukuritë e fushave nga ana e rrugës gjerë rrëzë kodrave hijeshojnë diku nga kulturat bujqësore, diku nga drufrutorët dhe diku nga gjerdanët e vreshtave.     Destinacioni im është Sengiari, agriturizëm dhe kantinë vere i cili ndodhet në majën e kodrës me të njëjtin emër në Tramonte di Teolo, rajoni i Colli Euganei në Veneto të Italisë.      Halili miku im i familjes që jeton ptej 25 vitesh në Abano Terme dhe e njeh mirë rajonin këtu më shpjegon se “Ky agroturizëm është pronë familjare dhe menaxhohet nga familja Dainese, e cila ka më shumë se tre breza që merren me kultivimin e rrushit dhe prodhimin e verës”     Nuk kam ndonjë ide fikse të datës së saktë të hapjes publike, por aktiviteti i tyre si prodhues vere thuhet se daton që nga mesi i shekullit të 20-të, ndërsa si  agroturizëm me restorant dhe degustim vere është hapur në këto dekadat e fundit si pjesë e zhvillimit të turizmit rural në zonë”.     Nga mjediset e jashtme të Agroturizmit (një banesë e herëshme e përshtatur dhe e “dekoruar” me një mjedis kaq mahnitës nga pemë të vjetra e të reja, si mana, ullinj, kumbulla, dardha, fiq etj si dhe lulebore e lule të tjera të shumta etj), sodis dhe fotografoj ansamblin e kodrave të mbushura me me rreshta të shumte vreshtarie duke parë një mjedis tepër mahnitës.   Me të drejtë Sengiari është i njohur për pamjen mahnitëse të kodrave Euganee dhe luginave të Padovës.     Me kureshtje zbres brënda plantacionit të vreshtarisë. Hardhitë janë plot me veshulë rrushi që flet për një prodhim të bollshëm, në të cilët nuk shoh asnjë shenjë vrugu, hiri apo tenje dhe për çudi nuk shoh në gjethe apo ndjej aromë preparati kimik. Mbase ngaqë janë kultivarë autoktonë nuk kanë nevojë për trajtime të shpeshta me preparate kimike. E vetmja gjë që bie në sy është mirmbajtja e plantacionit, e pastër dhe e shëndetëshme, ku në çdo kryerresht është i mbjellë një trëndafil.      Duke bërë fotografi nga mjedisi i jashtëm i Ndërtesës së Agroturizmit ofrohet njëri nga punonjësit e tij. I lutem nëse mundet të më tregojë për verërat që prodhon kantina këtu. Ai buzëqesh dhe me atë elegancën e tij na njeh me llojin e verës Sauvignon “Sa’arìne”, Rosso Sengiari (Cabernet-Merlot), Bianco Sengiari (Chardonnay-Garganega).      Më tej ai shprehet se ky është një restorant me kuzhinë tradicionale vendore dhe ofron prodhime të freskëta sezonale dhe specialitete të zonës mjaftë të shijshme dhe të preferuara nga klientët vendas dhe të huaj.     Vizitorët mund të shohin këtu degustimin e verës dhe mund të provojnë prodhimet e kantinës në ambiente tradicionale dhe të këndëshme.       “Agroturizmi ynë e mbyll bisedën punonjësi, ofron edhe mikpritje familjare dhe atmosferë festive autentike”. Mbase fjala ishte për festa dhe gëzime familjare si datlindje, fejesa apo martesa.      Largohemi nga kjo ndërtesë e thjeshtë por e bukur e vendosur në majë të kodrës Sengiari, nga ku ka marrë edhe emrin, e cila na ofroi bujarisht pamje të mrekullueshme pothuajse mahnitëse të kodrave plot vreshtari që zbrisnin lehtësisht drejtë luginës, ku shtriheshin qytet Abano, Montegrotto dhe disi më në largësi edhe qyteti i bukur i Padovës  .

https://www.facebook.com/ilir.krasniqi.397/

You Might Also Like

Ky vend në Evropën Veriore u shpall destinacioni më i shtrenjtë turistik

Evropianët zgjedhin vende të fshehura dhe udhëtojnë jashtë sezonit

Dymbëdhjetë plazhe greke humbën “Flamurin Blu”

Sllovenia ka detin më të pastër në Evropë

Barcelona: Sa më shumë të paguajnë turistët, aq më pak do të duhet të paguajnë qytetarët

Kosova Times July 2, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Publikohet video e një siriani që godet me thikë njerëzit në Solingen? Në video, ai mban një shpatë

Kosova Times Kosova Times August 26, 2024
Deri në 800 euro për kilogram: Një djathë i shtrenjtë që kërkon dorë të butë dhe karakter të durueshëm
Burata me perime të pjekura – një recetë për një drekë të shijshme, të thjeshtë dhe të shëndetshme që fsheh një surprizë
Haradinaj: Zgjidhja e vetme është rrëzimi i qeverisë
Fillon Festivali `Sunny Hill`
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?