Ftesës së presidentes i janë përgjigjur pozitivisht të gjithë liderët e partive. Gjatë ditës, Osmani do të takojë kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, atë të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, liderin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, si dhe kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Këto takime vijnë pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila obligon Kuvendin e ri që të konstituohet brenda 30 ditëve nga mbledhja e tij e parë. Megjithatë, që nga publikimi i këtij vendimi më 26 qershor, partitë nuk kanë arritur marrëveshje për zgjidhjen e situatës.