Para këtij takimi Osmani ka pritur kreun e Listës GUXO, Faton Peci, ndërkaq dje ishte takuar me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, atë të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, liderin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, si dhe kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Takimet kanë për temë situatën e krijuar me ngërçin politik pas 40 dështimeve të konstituimit të legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës.

Ndërkohë aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese ka specifikuar që legjislatura e nëntë duhet të formohet brenda 30 ditëve nga dita e shpalljes së vendimit. Megjithatë, që nga publikimi i këtij vendimi më 26 qershor, partitë nuk kanë arritur marrëveshje për zgjidhjen e situatës.