By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kremlini përjashton bisedimet Zelensky-Putin jashtë Moskës
February 2, 2026
Rusia ka rinisur sulmet ndaj objekteve energjetike të Ukrainës
February 2, 2026
Kush është Jeffrey Epstein, si u pasurua dhe kush është bashkëpunëtorja e tij Ghislaine Maxwell
February 2, 2026
Një anije mallrash 100 metra e gjatë u përplas në Stamboll
February 2, 2026
SHBA-të janë tërhequr nga OBSH-ja, cilat do të jenë pasojat për botën?
February 2, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: DhTIK kërkon hetim për bllokimin e regjistrimit të automjeteve
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > DhTIK kërkon hetim për bllokimin e regjistrimit të automjeteve
Lajme

DhTIK kërkon hetim për bllokimin e regjistrimit të automjeteve

Kosova Times
Last updated: 2025/07/09 at 9:28 AM
Kosova Times Published July 9, 2025
Share
SHARE

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës (DhTIK) i ka kërkuar Institucionit të Avokatit të Popullit të nisë një hetim lidhur me një vendim të Policisë së Kosovës dhe Agjencisë së Regjistrimit Civil, që sipas saj po dëmton rëndë funksionimin e bizneseve në vend.

 

Konkretisht, DhTIK ka ngritur shqetësimin për zbatimin e Nenit 89, paragrafi 4, të Ligjit Nr. 08/L-186 për Rregullat e Trafikut Rrugor, i cili ndalon regjistrimin e automjeteve për çdo subjekt juridik që ka të paktën një gjobë të papaguar për ndonjë automjet tjetër në pronësi të tij.

DhTIK thotë se kjo praktikë ka nisur të zbatohet më 31 maj 2025, dhe ka rezultuar që shumë biznese të mos mund të regjistrojnë automjete të reja përderisa nuk i paguajnë të gjitha gjobat, pavarësisht se për cilin automjet janë shqiptuar ato. DhTIK thekson se kjo ka shkaktuar pengesa serioze në aktivitetin ekonomik, ka dëmtuar qarkullimin dhe ka cenuar të drejtën për ushtrim të veprimtarisë.

“Zbatimi i kësaj dispozite po shkel të drejtën e garantuar të pronës, siç përcaktohet në Nenin 46 të Kushtetutës së Kosovës. Pronari i automjetit po pengohet në qasjen dhe shfrytëzimin e pronës së tij”, thuhet në reagimin e Dhomës.

Sipas Dhomës, paragrafi 4 i Nenit 89 është futur në mënyrë të pakonsultuar dhe të pakoordinuar në një nen që lidhet ekskluzivisht me ndalesat e parkimit, duke e cilësuar atë si një “kontrabandim normativ” që rrezikon sigurinë ligjore dhe hap rrugën për interpretime të rrezikshme.

DhTIK kërkon që Avokati i Popullit të hetojë këtë çështje si një rast i mundshëm i shkeljes së të drejtave kushtetuese dhe të drejtës për ushtrim të lirë të veprimtarisë ekonomike.

You Might Also Like

Vushtrria mbështet marshin ‘Drejtësi, jo politikë’ të 17 shkurtit

Muhamet Alidemaj dënohet me 13 vjet burg për krime lufte në Izbicë

Abdixhiku premton një fillim të ri për LDK-në

Jahjaga mohon çdo lidhje me dosjen `Epstein`

Mitrovica ripozicionon kiosqet në hapësira më të përshtatshme për operatorë

Kosova Times July 9, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Kurti u reagon Francës, Gjermanisë dhe Polonisë për heqjen e vizave për Kosovën

Kosova Times Kosova Times September 16, 2022
Zhduket një vajzë në Ferizaj
Ndalimi i shkollimit i vajzave dhe grave afgane, diskriminim brutal
Tradhtia
Osmani: Palët në dialog nuk janë trajtuar në mënyrë të barabartë nga BE-ja
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?