Ngjarjet e datës 9 korrik 2025.
Gjykata Themelore në Prishtinë – Dega në Lipjan, seancë dëgjimore ndaj pesë policëve në rastin e vdekjes së 27 vjeçarit në Lipjan (ora 10:30).
Rrjeti i Organizatave Joqeveritare AVONET organizon performancë për vdekjen e 27-vjeçarit Agon Zejnullahu, për kërkimin e përgjegjësisë dhe drejtësisë së paanshme për rastin. (Pranë Stacionit të Policisë, Lipjan, ora 10:30).
Vazhdimi i seancës konstituive, (salla plenare, ora 11:00)
Mbahet ceremonia hapëse e Kampionatit Evropian të Esports – EEC25, marrin pjesë: Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, Kryetari i Federatës së Esports të Kosovës, Altin Preniqi dhe Sekretari i IESF, Boban Totovski (Salla 1 Tetori, ora 12:00).