By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Shkaku i rrëzimit të Boeing-ut është përcaktuar. Një pilot e pyeti një tjetër pse e kishte ulur karburantin
July 12, 2025
Letërsia e heshtjes së përditshme
July 11, 2025
Shpërthime tronditin uzinat ruse të dronëve dhe armëve pas sulmit me 155 dronë
July 11, 2025
Presidenti Trump do të bëjë një njoftim të rëndësishëm të hënën për Rusinë
July 11, 2025
BBC: 118,000 rusë dhe të huaj të vrarë në luftën me Ukrainën
July 11, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: S`ka amnisti për kosovarët që luftuan në Siri
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > S`ka amnisti për kosovarët që luftuan në Siri
Lajme

S`ka amnisti për kosovarët që luftuan në Siri

Kosova Times
Last updated: 2025/07/11 at 12:59 AM
Kosova Times Published July 10, 2025
Share
SHARE

ReL

Dikur terroristë, sot jo më – të paktën për SHBA-në. Por, për drejtësinë në Kosovë, ligji s’ndryshon me diplomacinë. Kosovarët që i ishin bashkuar Frontit Al-Nusra në Siri, do të vazhdojnë të ndiqen penalisht dhe dënohen, edhe pasi SHBA-ja e hoqi atë nga lista e organizatave terroriste.

 

Tre vjet e dy muaj, dy vjet, pesë vjet, tre vjet, dënim me kusht…

Që një dekadë, gjykatat në Kosovë kanë trajtuar e dhënë verdikte përfundimtare për shumë kosovarë që kanë shkuar, nga viti 2011, për të luftuar në Siri e Irak.

Pse janë dënuar ata? Sepse, në vitin 2015, Kosova ka miratuar një ligj që ua ndalon shtetasve të saj të përfshihen në luftëra të huaja.

Dënimet variojnë deri me 15 vjet burgim për vepra të ndryshme, jo vetëm për pjesëmarrje në luftë jashtë Kosovës.

Dënim parashihet edhe për këdo që i nxit të tjerët të marrin pjesë në këto luftëra, këdo që mbledh fonde për to dhe këdo që fsheh dëshmi për kryerjen e këtyre veprave.

Shumë prej dënimeve të shqiptuara lidhen me kosovarët që i janë bashkuar organizatës Hayat Tahrir al-Sham (HTS), e njohur edhe si Fronti Al-Nusra.

Ajo është shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja në vitin 2013, për shkak të lidhjeve të mëparshme të saj me Al-Kaidën e Sirisë.

Por, këtë javë, SHBA-ja mori vendim për ta hequr atë nga lista e organizatave terroriste.

Pjesëtarë të grupit Hayat Tahrir al-Sham (HTS) gjatë luftimeve në provincën e Idlibit më 2019.

Radio Evropa e Lirë e pyeti Qeverinë e Kosovës për qëndrimin e saj ndaj kësaj organizate, por nuk mori përgjigje.

E, a mund të apelohen dënimet e shqiptuara dhe a do të ndalet ndjekja penale e kosovarëve që u bënë pjesë e Al-Nusrës, nëse ajo nuk njihet më si organizatë terroriste?

Përgjigjja është e thjeshtë, thotë Ehat Miftaraj, drejtor ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi: Jo.

“Në Kosovë nuk ka një ligj për amnisti, që, në njëfarë mënyre, do t’i amnistonte këta persona nga ndjekja penale apo vuajtja e dënimit, kështu që për organet e drejtësisë në Kosovë mbeten në fuqi vendimet gjyqësore”, thotë Miftaraj për Radion Evropa e Lirë.

Kjo nuk vlen vetëm për rastet për të cilat tashmë është marrë vendim gjyqësor, sipas tij. E njëjta do të vlejë edhe për ata që do të sillen para drejtësisë në të ardhmen për pjesëmarrje në atë organizatë.

Një luftëtar rebel duke shikuar përmes një dritareje të Pallatit Presidencial, pasi rebelët pushtuan kryeqytetin dhe rrëzuan presidentin sirian, Bashar al-Assad, në Damask, Siri, 10 dhjetor 2024.

Kjo për dy arsye: Kosova e ndalon pjesëmarrjen në çfarëdo konflikti jashtë vendit dhe kryerja e veprës penale është bërë në kohën kur Al-Nusra është njohur ende si organizatë terroriste nga shtetet e mëdha perëndimore.

“Këto veprime, gjatë kohës kur janë kryer, kanë qenë akte terroriste, andaj institucionet në Kosovë janë të obliguara të vazhdojnë me ndjekjen penale, edhe pse SHBA-ja e ka hequr nga lista e organizatave terroriste”, sqaron Miftaraj.

Këshilli i Sigurisë i Kombeve të Bashkuara ende e njeh Al-Nusrën si organizatë terroriste, ndërsa qëndrimi i Kosovës nuk është publik.

Vendimet gjyqësore që janë marrë deri më tani, kanë cituar përcaktimin e Al-Nusrës si organizatë terroriste nga OKB-ja.

Kush është Al-Nusra?

Një vit pas nisjes së luftës civile në Siri, në vitin 2012, u shfaq një grup me emrin Jabhat al-Nusra, apo Fronti Al-Nusra, që njihej si degë siriane e organizatës terroriste, Al-Kaida.

Ky grup militant e ndryshoi më pas emrin disa herë dhe, më 2016, shkëputi lidhjet me grupin xhihadist, Al-Kaida, në përpjekje për të ndryshuar imazhin e vet publik.

Një vit më vonë, Al-Nusra u bashkua me grupe të tjera opozitare në veriperëndim të Sirisë, për të formuar HTS-në. Ajo mori nën kontroll një pjesë të atij rajoni sirian, administrimi i së cilës u përcoll me akuza për abuzime të atyre që e kundërshtonin regjimin.

Fronti Al-Nusra u shndërrua në një nga grupet më vdekjeprurëse që luftuan kundër regjimit të presidentit sirian, Bashar al-Assad, duke përdorur taktika si bombardimet vetëvrasëse dhe pajisjet artizanale plasëse.

Më 2018, ai u listua si organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe grupet aleate.

Por, në janar të këtij viti, një koalicion i armatosur, i udhëhequr nga lideri i Al-Nusrës, Ahmed al-Sharaa, e rrëzoi Qeverinë e Bashar al-Assadit, duke i dhënë fund regjimit brutal që kishte zgjatur për gjysmë shekulli nga familja al-Assad.

Pas rrëzimit të këtij regjimi, autoritetet e reja bënë të ditur për shpërbërjen e të gjitha fraksioneve të armatosura dhe thanë se ato janë integruar në trupa shtetërore, si forca e re policore.

Al-Sharaa u vetëshpall president i përkohshëm – vendim që u mirëprit, por jo me doza të larta entuziazmi, në Uashington, Evropë dhe vende të tjera.

Në maj të këtij viti, presidenti amerikan, Donald Trump, takoi al-Sharaan në Riad – hap që u pa jo vetëm si një kapitull i ri për vendin e shkatërruar nga lufta, por edhe si një ripozicionim i aleancave rajonale dhe dinamikave të pushtetit në Lindjen e Mesme.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump (djathtas) shtrëngon duart me presidentin e përkohshëm të Sirisë, Ahmed al-Sharaa, në Riad, më 14 maj.

Shumë kosovarë kishin formuar lidhje me Al-Nusrën shumë kohë para se ajo të legjitimohej nga SHBA-ja.

Të dhëna të mëhershme tregojnë se mbi 350 persona besohet të kenë shkuar në Siri që nga viti 2011, kryesisht për t’iu bashkuar grupit ekstremist, Shteti Islamik.

Deri në shpartallimin e Shtetit Islamik në fund të vitit 2017, shumica e kosovarëve në Siri jetonin në territoret që kontrolloheshin nga grupi Al-Nusra.

Më herët është thënë se rreth 100 kosovarë vazhdojnë të mbesin në territorin e Sirisë dhe Irakut, edhe pse nga viti 2019, qindra persona janë kthyer përmes disa operacioneve të riatdhesimit që ka organizuar Kosova.

Sipas Qendrës për Luftimin e Terrorizmit, një institut kërkimor në kuadër të Akademisë Ushtarake të SHBA-së në West Point, Kosova ishte një nga burimet më të mëdha të xhihadistëve evropianë në Siri dhe Irak, kur merret parasysh madhësia e popullsisë së saj.

Luftëtarët e HTS-së duke djegur fotografinë e Bashar al-Assadit. Zarabah, 29 nëntor 2024.

Me rreth 16 xhihadistë për çdo 100 mijë banorë, shkalla e rekrutimit nga Kosova ishte tetë herë më e lartë sesa e Francës, që kishte në përgjithësi numrin më të madh të xhihadistëve në Siri dhe Irak në të gjithë Evropën.

Sipas Adrian Shtunit, ekspert i politikës së jashtme dhe sigurisë që vepron në Uashington dhe bashkëpunëtor i Qendrës Ndërkombëtare për Kundërterrorizëm, të rekrutuarit nga Kosova ishin në përgjithësi djem të rinj nga mosha 21 deri në 25 vjeçe.

Lavdrim Muhaxheri, militant i Shtetit Islamik, i cili më 2017 u tha se është vrarë në moshën 27 apo 28 vjeçe, njihej si udhëheqës i shqiptarëve në formacionet terroriste të Shtetit Islamik.

Kush është gjykuar për lidhje me Al-Nusrën?

Në fund të vitit të kaluar, Shërbimi Korrektues i Kosovës i kishte thënë REL-it se, pas proceseve gjyqësore, nëpër institucionet korrektuese të Kosovës kanë kaluar rreth 42 të burgosur për pjesëmarrje në luftëra të huaja.

Në vitin 2017, gjatë procesit gjyqësor kundër Q.K., babai i tij kishte thënë se djali i tij nuk po kthehej në Kosovë sepse i frikësohej burgimit.

Nuk ka të dhëna publike për vijueshmërinë e këtij rasti dhe nëse Q.K. në fund është kthyer në Kosovë.

Por, proceset gjyqësore ndaj shumë personave të tjerë që kanë ndjekur të njëjtin rrugëtim si ai, kanë qenë publike.

Vetëm këtë muaj, Gjykata Themelore në Prishtinë e dënoi shtetasin e Kosovës, M.D., me 20 vjet burgim për krime kundër njerëzimit në Irak dhe Siri, ndërsa në janar të vitit 2019 ai ishte dënuar me pesë vjet burgim për vepra penale që lidheshin me terrorizëm.

Ai e kishte pranuar fajësinë për veprën penale të organizimit dhe pjesëmarrjes në grupe terroriste.

Në janar të këtij viti, edhe O.K. ishte dënuar me tre vjet e dy muaj burgim për organizim dhe pjesëmarrje në Al-Nusra, pasi kishte arritur marrëveshje për pranim fajësie me Prokurorinë.

Ai akuzohej se i ishte bashkuar Al-Nusrës në janar të vitit 2013, kur ishte pajisur me armë të llojit AK-47 dhe municion, për të kryer detyrat e kërkuara nga ajo organizatë në një territor afër qytetit të Damaskut.

Rreth një vit më parë, në janar të 2023-ës, Y.B. ishte dënuar me pesë vjet burgim për pjesëmarrje në grup terrorist.

Ai thuhet se ishte bërë pjesë e Al-Nusrës në mars të vitit 2013, ndërsa ishte kthyer në Kosovë në maj të vitit 2022.

Një vit para kthimit të tij në Kosovë, një tjetër kosovar, N.S., ishte dënuar me tre vjet burgim për pjesëmarrje në Al-Nusra.

Të gjithë këta thuhej se kishin udhëtuar nga Aeroporti i Prishtinës për në Turqi, prej ku pastaj ishin nisur me persona të tjerë drejt Sirisë.

Dënime të ngjashme kanë marrë edhe shumë kosovarë të tjerë për pjesëmarrje në Al-Nusra, përfshirë edhe disa gra, të cilat, megjithatë, më shpesh janë dënuar me kusht.

Por, gjykimi më me nam lidhur me pjesëmarrjen e kosovarëve në Al-Nusra kishte përfunduar me gjykim lirues – rasti i gjykimit të imamit Shefqet Krasniqi.

Në shkurt të vitit 2017, ai ishte akuzuar për shtytje në kryerjen e veprave penale, sepse thuhej se, me ligjëratat e tij, kishte bërë që shumë persona t’iu bashkoheshin organizatave si Shteti Islamik dhe Al-Nusra.

Në aktakuzë përmendej, ndër të tjerë, edhe Blerim Heta. Sipas prokurorisë, Heta, në vitin 2014, kishte kryer veprim terrorist vetëvrasës, nga i cili kishin mbetur të vrarë 52 persona në Irak.

Por, në fund të procesit gjyqësor, Krasniqi u lirua nga të gjitha akuzat si nga Gjykata Themelore, ashtu më vonë edhe nga Gjykata e Apelit.

Raste të tjera të përfshirjes së kosovarëve në Al-Nusra vazhdojnë ende të hetohen nga gjykatat në Kosovë, ku gjatë gjykimeve është argumentuar plot herë se shtytja për t’iu bashkuar luftërave atje, kishte ardhur nga platforma online.

You Might Also Like

Hyseni: 660 mijë euro bursa për 4 vjet qeverisje

Kurti merr pjesë në ceremoninë e 30-vjetorit të gjenocidit të Srebrenicës

Sot mot kryesisht me diell

Për t’iu ikur policisë bie nga ndërtesa, kërkohej për vrasje të rëndë

Osmani: Trump e ka parandaluar përshkallëzimin e situatës në Kosovë/Video

Kosova Times July 10, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Në Holandë, ngacmimi seksual në rrugë është tashmë i paligjshëm. Gjykimi i parë u dha

Kosova Times Kosova Times October 2, 2024
Turistët britanikë hapin sezonin e kroçerave në Portin e Durrësit
Trump: Po prezantoj tarifat e BE-së dhe Kinës
Kritikohet shpeshe pse hap gjoksat: Gjermanja u shfaq me kopsa deri në fyt – me një të çarë fustanit dhe pa të brendshme (FOTO)
Tentim grabitje në një lokal të Prishtinës, arrestohet i dyshuari
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?