By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 22 janar
January 22, 2026
Ja si hidhet ish-presidentja e Kroacisë në detin e akullt në Antarktidë
January 21, 2026
Davos: Lagarde largohet nga darka pasi Sekretarja e Tregtisë e SHBA-së sulmon Evropën
January 21, 2026
Moti i keq përfshiu Greqine
January 21, 2026
Brooklyn, djali më i madh i Davidit dhe Victorias, i akuzoi ata për mungesë respekti ndaj gruas së tij
January 21, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti takoi drejtorin e kompanisë Bosch Rexroth, Steffen Haack
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti takoi drejtorin e kompanisë Bosch Rexroth, Steffen Haack
Lajme

Kurti takoi drejtorin e kompanisë Bosch Rexroth, Steffen Haack

Kosova Times
Last updated: 2025/07/10 at 9:52 PM
Kosova Times Published July 10, 2025
Share
SHARE

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka pritur e zyrë e pastaj në drekë pune, Drejtorin Ekzekutiv të kompanisë Bosch Rexroth, Steffen Haack.

 

“Gjatë takimit dhe drekës, kryeministri Kurti, i shoqëruar nga ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, i uroi mirëseardhje në Kosovë dhe vizitë të suksesshme, z. Haack, teksa e njoftoi me performancën ekonomike të vendit në katër vitet e fundit, politikat qeveritare në mbështetje të bizneseve e veçanërisht në prodhim, investimet në arsimin e lartë, sidomos në fushat STEM, dhe ofertën e përparësitë e Kosovës për të tërhequr investitorë të huaj”, thuhet ne njoftimin nga Kryeministria.

Kurti në këtë takim, theksohet në komunikatë, i ka thënë mysafirit që Kosova po bëhet qendra digjitale e rajonit.

“Duke i dhënë theks të veçantë sektorit të Teknologjisë në vend, që ka mbi 2,000 kompani të teknologjisë dhe informacionit, ai tha se Kosova po bëhet qendra digjitale e rajonit. Sikurse kompani tjera gjermane që tashmë po zhvillojnë softuerët e tyre në Kosovë, kryeministri u shpreh i bindur që edhe Bosch Rexroth mund të përfitojë nga oferta e vendit tonë: forcë punëtore të re dhe profesionale, kosto të ulët operacionale, grante për investime në makineri, importe pa taksa për pajisje, qasje në zona moderne industriale dhe kornizë ligjore të harmonizuar me standardet e Bashkimit Evropian për të siguruar stabilitet afatgjatë të investimeve”, thuhet tutje në njoftimin e qeverisë.

Me këtë rast, bëhet e ditur se kryeministri në detyrë ka ftuar drejtuesit e kompanisë Bosch Rexroth për të shqyrtuar mundësitë konkrete për investime në Kosovë.

Bëhet e ditur se, Drejtori Ekzekutiv, Haack bashkë me një delegacion nga kompania Bosch Rexroth po qëndron në Kosovë për një vizitë disa ditore, ku përveç drejtuesve institucionalë, po takon edhe komunitetin start up të bizneseve si dhe komunitetin akademik.

“Bosch Rexroth ka përfaqësi në afër 100 vende të botës, ka rreth 32,600 bashkëpunëtorë, dhe në vitin e kaluar ka gjeneruar të ardhura prej shitjeve në vlerë 6.5 miliardë euro”, përfundon njoftimi i qeverisë për takimin.

 

You Might Also Like

Katër të arrestuar për vjedhje të rënda në Obiliq, mes tyre tre të mitur

Arrestohet një person i dyshuar për grabitje

Kamberi: SHBA-të kërkojnë përgjegjësi nga Serbia për diskriminim në Luginë

Institucionet e sigurisë forcojnë aftësitë nga trajnimi me DEA-n e SHBA-ve

ASK: Bie numri i përfituesve të pensioneve invalidore të punës

Kosova Times July 10, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë synonte stabilizim ekonomik

Kosova Times Kosova Times September 4, 2025
Ekspertët në Beograd: Dialogu në ngërç, marrëveshjet nuk zbatohen si paketë
Dëmtohen katër shkolla të shndërruara në strehimore në Gazë, sipas OKB-së
42 vjet nga vrasja e vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës
Në vikend pritet të ketë mot të qëndrueshëm, pa të reshura
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?