Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka bërë të ditur se sot do të mbajë mot me diell dhe pjesëisht i vranët.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9 deri 13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-23 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftim.