By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Borë në Shqipëri, Rama: Ekipet në terren për të garantuar lëvizjen
January 2, 2026
Fluks në pikat kufitare Merdarë dhe Dheu i Bardhë
January 2, 2026
Ngrihen tarifat e ujit, nga janari faturat më të shtrenjta
January 2, 2026
Vetëvendosje dominon votat e diasporës, KQZ publikon rezultatet e para
January 2, 2026
Vetёdorёzohet i dyshuari për plagosjen e ndodhur në Pejë
January 2, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Hanrahan në Beograd, me presidentin Vuçiq diskutojnë për situatën në rajon
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Hanrahan në Beograd, me presidentin Vuçiq diskutojnë për situatën në rajon
Rajon / Botë

Hanrahan në Beograd, me presidentin Vuçiq diskutojnë për situatën në rajon

Kosova Times
Last updated: 2025/07/12 at 12:23 PM
Kosova Times Published July 12, 2025
Share
SHARE

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, bëri të ditur se në Beograd është takuar me ushtruesin e detyrës së ndihmës sekretarit të shtetit të SHBA-së, Brendan Hanrahan, me të cilin ka biseduar për marrëdhëniet bilaterale, çështjet globale dhe situatën në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

 

Siç njoftoi përmes llogarisë së tij në Instagram, gjatë bisedës është kushtuar vëmendje e veçantë partneritetit strategjik ndërmjet Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara, si dhe avancimit të bashkëpunimit në fusha të ndryshme, nga energjetika deri te inteligjenca artificiale.

“Bashkëpunimi ekonomik produktiv duhet të jetë themeli i marrëdhënieve ndërmjet vendeve tona”, theksoi Vuçiq.

Ai shtoi se Serbia mbetet e përkushtuar ndaj ruajtjes së paqes dhe stabilitetit, zgjidhjes së çështjeve të hapura përmes dialogut dhe respektimit të së drejtës ndërkombëtare.

“U pajtuam se komunikimi i hapur dhe i drejtpërdrejtë është kyç për forcimin e mirëkuptimit dhe ndërtimin e besimit të ndërsjellë”, deklaroi presidenti serb.

Vuçiq falënderoi Shtetet e Bashkuara për mbështetjen e vazhdueshme në rrugën evropiane të Serbisë dhe shprehu gatishmërinë e Beogradit për të vazhduar punën në avancimin e mëtejmë të marrëdhënieve, me respekt të plotë për interesat kombëtare dhe shtetërore.

Diplomati amerikan Brendan Hanrahan, para ardhjes në Beograd, kishte paralajmëruar vizitën në rajon. Në rrjetin X, ai shkroi se gjatë kësaj jave do të vizitojë Bosnjën e Hercegovinën, Serbinë dhe Kosovën, pas, siç u shpreh, bisedave produktive në Dejton dhe Uashington.

“Bëhet fjalë për një përvjetor të rëndësishëm dhe një moment vendimtar për Ballkanin Perëndimor. Jam i entuziazmuar për forcimin e lidhjeve ndërmjet SHBA-së dhe vendeve të rajonit”, theksoi Hanrahan.

Ndryshe, ky takim nuk ishte paralajmëruar më parë në media, përveç postimeve në rrjetet sociale. Për momentin, nuk ka njoftime për takime të tjera eventuale.

You Might Also Like

Fallxhori që parashikoi Covid dërgoi një paralajmërim: ‘Viti 2026 sjell një ngjarje të rrezikshme dhe një sëmundje misterioze’

Ukrainasit publikojnë videon, ku ushtari rus u dorëzohet atyre

Zvicra shpall pesë ditë zie pas zjarrit që vret dhjetëra persona

Agjencia e Spiunazhit të Ukrainës parashikon që Kremlini së shpejti do të kryejë operacion masiv me viktima, duke vrarë civilë

U llogarit se sa territor pushtuan rusët në vitin 2025

Kosova Times July 12, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Zëdhënësja e Trump foli për “plehrat që SHBA po i paguan botës”. Ajo përmendi edhe Serbinë

Kosova Times Kosova Times February 4, 2025
BE-ja i kërkon Kosovës që të shpallë zgjedhjet në veri “sa më shpejt”
Në një fshat kenian, një unazë metalike që peshonte rreth gjysmë ton ra nga qielli
Bloomberg: SHBA dhe Izraeli diskutojnë të ardhmen e Gazës pas Hamasit
Kaos në konferencën e Ana Brnabiqit: Ćuta hyri dhe solli një pankartë VIDEO
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?