By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Fallxhori që parashikoi Covid dërgoi një paralajmërim: ‘Viti 2026 sjell një ngjarje të rrezikshme dhe një sëmundje misterioze’
January 2, 2026
Ukrainasit publikojnë videon, ku ushtari rus u dorëzohet atyre
January 2, 2026
FEXH nderon Nora Gjakovën: Kampione olimpike, frymëzim për brezat
January 2, 2026
Zvicra shpall pesë ditë zie pas zjarrit që vret dhjetëra persona
January 2, 2026
Agjencia e Spiunazhit të Ukrainës parashikon që Kremlini së shpejti do të kryejë operacion masiv me viktima, duke vrarë civilë
January 2, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Policia prezanton rezultatet nga plani operativ `Pranvera 2025`
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Uncategorized > Policia prezanton rezultatet nga plani operativ `Pranvera 2025`
Uncategorized

Policia prezanton rezultatet nga plani operativ `Pranvera 2025`

Kosova Times
Last updated: 2025/07/14 at 5:24 PM
Kosova Times Published July 14, 2025
Share
SHARE

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Njerëz, ka bërë publike rezultatet e planit operativ “Pranvera 2025”, i realizuar gjatë periudhës 2 qershor deri më 7 korrik të këtij viti  në kuadër të aktiviteteve të përbashkëta ndërkombëtare të EMPACT – JAD SEE, me pjesëmarrjen e shteteve si Kosova, Tailanda, Vietnami, Kolumbia, Brazili, Finlanda, Gjermania, Islanda, Greqia, Sllovenia, si dhe përfaqësuesve të EUROPOL, INTERPOL, FRONTEX dhe EU4FAST.

 

Sipas njoftimit, gjatë këtij plani janë realizuar aktivitete në terren që përfshijnë operacione në rrugë, qendra tregtare, lokale muzikore dhe qendra masazhi, me fokus në identifikimin e viktimave të mundshme të trafikimit dhe parandalimin e formave të tjera të shfrytëzimit.

Policia ka bërë të ditur se rezultatet kryesore të planit operativ “Pranvera 2025” janë inspektimi i 47 lokaleve muzikore në mbarë Kosovën me 482 persona të kontrolluar prej tyre  352 femra dhe 130 meshkuj, 204 shtetas të Kosovës dhe 278 shtetas të huaj (264 nga Shqipëria, 8 nga Serbia, 5 Maqedonia e Veriut, 1 nga Mali i Zi), 8 lokale u mbyllën për shkelje administrative nga MINT, Inspektimi i 67 qendrave të masazhit (149 persona të kontrolluar (114 femra, 35 meshkuj),113 shtetas të Kosovës dhe 36 shtetas të huaj (përfshirë nga Shqipëria, Tajlanda, Maqedonia e Veriut dhe Malavia), dhe 22 qendra masazhi u mbyllën për shkelje administrative.

Policia ka njoftuar se ka inicuar edhe 10 raste për veprat penale ‘keqtrajtim apo braktisje e fëmijës’, ku janë arrestuar 10 të dyshuara, prej tyre (5 shtetase kosovare dhe 5 të huaja, janë identifikuar 15 fëmijë në rrugë si lëmoshkërkues (8 kosovarë dhe 7 të huaj), si dhe 3 raste të tjera janë referuara për kundërvajtje.

“Policia ka iniciuar 7 raste  për “marrje me prostitucion” (eskorta) ku  janë  arrestuar 14 të dyshuar (7 meshkuj kosovarë dhe 7 femra të huaja nga Kolumbia, Venezuela, Brazili, Turqia). Të gjithë janë dënuar me gjobë dhe janë dëbuar nga territori i Kosovës me ndalim hyrjeje për tre vjet”, thuhet në njoftim.

Tutje bëhet e ditur se gjatë këtij plani operativ është iniciuar edhe një rast për veprën penale ‘shfrytëzim i viktimave të trafikimit’, ku janë arrestuar dhe janë intervistuar 4 shtetas kosovarë si të dyshuar, 1 urdhër për masa të veçanta hetimore ekzekutuar ndaj një shtetasi kosovar për veprën “mundësim ose detyrim në prostitucion”, kurse viktima (femër kosovare) është strehuar në institucion të specializuar.

“Të gjitha punëtoret e hasura në lokalet dhe qendrat e kontrolluara kanë pasur mundësi të deklarohen nëse janë viktima të ndonjë forme të trafikimit, por nuk është evidentuar asnjë rast i tillë. Janë sekuestruar gjithashtu 7 dokumente identifikimi, të cilat janë referuar për verifikim sipas ligjit për të huaj”, thuhet në njoftim.

Policia e Kosovës ka përsëritur se mbetet e përkushtuar në luftën kundër trafikimit me njerëz dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, duke punuar ngushtë me partnerët vendorë dhe ndërkombëtarë për të parandaluar dhe ndëshkuar çdo formë të shfrytëzimit.

You Might Also Like

Rritet numri i të vdekurve nga zjarri në një resort skish në Zvicër. 47 të vdekur, 115 të plagosur

ZRRE-ja e ul çmimin për ngrohje në Prishtinë dhe Gjakovë

Horoskopi ditor për 29 dhjetor

Diplomati veteran amerikan përshkruan udhëzimet strategjike për Zelenskyn në bisedimet e paqes të mbështetura nga SHBA-ja

Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës

Kosova Times July 14, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Çeku: Barbarë janë ata që e djegin kulturën dhe historinë e tyre

Kosova Times Kosova Times November 1, 2023
Shtëpia e Pierre Cardin në Côte d’Azur është aq e mirë sa hyri në tekstet shkollore të arkitekturës
Vizitorët rrisin turizmin historik në Lezhë kryeson memoriali i Skënderbeut
Moti sot me diell, vranësira të dendura dhe mjegull
Kërkohet paraburgim ndaj të pandehurve për rastin e përpunimit dhe prodhimit të drogës sintetike të llojit “Methafentaminë”
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?