Xhevahire Izmaku nga NISMA ka thënë se janë të gatshëm për marrëveshje politike me VV-në, pas 48 dështimeve të konstituimit të Kuvendit të Kosovës.
E pyetur nga gazetarët nëse është ‘pirë kafja mes Kurti dhe Limaj’, derisa Izmaku u përgjigj se “ende jo”.
Ajo ka thënë se sigurisht Fatmir Limaj do të jetë ai që do të bëjë kompromisin dhe do të largohet nga, sipas saj, inatet politike.
“Shpresojmë se këto marrëveshje, këto bisedime që kanë shku me muaj të tërë, të prodhojnë një rezultat dhe Kosova të ketë institucione”, tha ajo.