Në seancën e 22 korrikut, do të diskutohet për ecurinë e çështjes në këtë rast, pasi mbrojtësi i viktimave ka përfunduar me dëgjimin e dëshmitarëve që kishte thirrur

Kryesuesi i trupit gjykues, Charles Smith III ka thënë se në këtë konferencë do të flitet për hapat procedural që të jetë gjithçka gati për konferencën e mbrojtjes që do të mbahet pas pushimit të verës.

Ndryshe gjatë seancës, kan dëshmruar ekspertet mjeko-ligjore Karin Duhne-Prinsen dhe Dr.Catherine Nicola Black.

Ekspertja mjeko-ligjore, Karin Duhne-Prinsen, ka thënë se Protokolli i Stambollit e njeh mundësinë e ekzagjerimit të simptomave të një personi për arsye personale ose politike.

Duhne-Prinsen ka theksuar se duke u mbështetur në literaturën mjekësore, personat që kanë qenë pjesë e ndonjë ndalimi kanë raportuar këtë formë traume e cila ishte shprehur nga viktimat përmes deklaratave të tyre, të cilat ato (ekspertet) i kanë analizuar dhe kanë nxjerrë konstatime.

Ndërsa, ekspertja Chatherine Nicola-Black ka thënë se në pjesën e parë të raportit kanë përshkruar se çka thotë literatura, simptomat që vijën prej traumës.

“Në pjesën e dytë të raportit kemi përshkruar simptomat që kanë raportuar viktimat pjesëmarrëse në këtë proces duke u bazuar në dosjet që na i kanë dhënë”, ka theksuar Black.