By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Shikoni si duket testimi i aeroplanit supersonik të NASA-s: “Revolucioni ajror” po afrohet
July 19, 2025
Statuja e Mark Aurelit u nxor nga Turqia më shumë se gjysmë shekulli më parë. Tani ajo është kthyer
July 19, 2025
Aliyev: Azerbajxhani përgatit padi ndërkombëtare kundër Rusisë për rrëzimin e aeroplanit AZAL
July 19, 2025
Gazetari Shyti sjell librin e ri “LOJTARI I FATIT”
July 19, 2025
Britania e Madhe zhvillon një aeroplan luftarak të padukshëm, i aftë të sulmojë objektiva thellë brenda Rusisë
July 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Bujqit e ‘shkrumbuar’, të pa shpresë e në pritje të ndihmës nga shteti
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Bujqësi > Bujqit e ‘shkrumbuar’, të pa shpresë e në pritje të ndihmës nga shteti
Bujqësi

Bujqit e ‘shkrumbuar’, të pa shpresë e në pritje të ndihmës nga shteti

Kosova Times
Last updated: 2025/07/19 at 7:09 PM
Kosova Times Published July 19, 2025
Share
SHARE

Nga zjarret, këtë vit u shkrumbuan sipërfaqe të mëdha toke gjithandej Kosovës dhe disa nga bujqit që pësuan nga flakët thonë se dëmet janë të larta. Teksa ankohen në institucionet lokale e qendrore, kërkojnë që t’iu dalë në ndihmë “dora e shtetit”. Nga Ministria e Bujqësisë nuk kanë treguar për Radio Kosovën, nëse kanë buxhet dhe kur do të bëhet kompensimi i bujqve të dëmtuar.

 

Si pasojë e zjarreve që ishin jo të pakta, në ditët me temperatura të larta, nga korriku, janë djegur sipërfaqe të tëra të tokave bujqësore në vend.

E marta e zjarrtë e 8 korrikut, ia gllabëroi rreth 100 hektarë grurë, që brenda pak kohësh iu shkrumbuan fermerit Sadush Kabashi.

“Me partnerë kemi të mbjella rreth 170-180 hektarë me grurë, dhe atë ditë kur u ndez zjarri atje në skaj, janë djegur rreth 100 hektarë parcelë, nga e cila edhe rreth 60 hektarë të grurit që nuk kishim arritur të korrim, deri sa zjarri e shkrumboi. Ju po i shihni këtu kajzit (kallinjtë) me grurë të bërë shkrumb e hi”, thotw Kabashi.

Fermeri nga Istogu, i cili ka mbi 300 krerë lopë, thotë se zjarret që ia dogjën grurin i shkaktuan dëme rreth 100 mijë euro.

Pas ditës kritike, askush nga institucionet nuk më ka “trokiti në derë”, për të parë a vlerësuar dëmin, thotë Kabashi.

“Në ditën që ndodhi zjarri, i pari ka ardhur kryetari i komunës, Ilir Ferati, por më pas nuk na ka vizituar askush. Institucionet më të larta nuk kanë gjetur kohë as me na telefonuar e lëre më të na vozitojnë. Deri tani askush nuk është lajmëruar. Unë nuk e di se çka do të ndodhë me dëmet, por, deri tash nuk është bërë as vlerësimi i dëmit”, tha ai.

Zjarret, disa hektarë me grurë ia dogjën edhe Malsor Sejdiut, i cili përveç 155 hektarëve me grurë ka të mbjella edhe rreth 180 hektarë me misër e luledielli. Bujku nga Podujeva po ashtu thotë se askush nuk ka bërë vlerësim dëmi të tonelatave me grurë të djegur.

“Një kërkesë e kam bërë në Komunën e Podujevës, tash po presim.  Nëse na ndihmon diçka Komuna ose Qeveria, është mirë. Është mirë që jo vetëm mua, por të gjithë që kanë pësuar nga zjarri të përkrahen sado pak, sepse humbjet janë të mëdha. Unë për shembull, më së paku kam humbur 100 tonë me grurë”, thotë Sejdiu.

Jo tokë të mbjellë me grurë, por pemishten me trupa të shumtë me mollë, të varieteteve të ndryshme, iu shkrumboi zjarri edhe Enver Osmanajt, i cili thotë se brenda një kohë të shkurtër u shkatërrua pemishtja ku kishte investuar, punuar e përfituar prej vitesh. Pemëtari nga Kovraga e Istogut thotë se akoma askush nuk ia ka bërë vlerësimin e dëmit të madh.

“Nga qeveria dhe komuna askush te dera nuk na ka ardhur. Dëmi është ekstrem i madh. Unë 16 vite kam investuar në pemishte e për këtë kam marrë edhe kredi. Mollët janë shkrumbuar, edhe pse i kanë pasur edhe 20 vite jetëgjatësi. E kur e shumëzon për 20, që ke marrë rreth 15-16 mijë euro në vit, dëmi po del diku 300 mijë euro. Unë e kisha lutur qeverinë që për këto dëme që na janë shkaktuar, të marrë një vendim për kompensim”, tha Osmanaj.

Radio Kosova ka pyetur Ministrinë e Bujqësisë se a është bërë vlerësimi i dëmeve të shkaktuara nga zjarret si dhe kur pritet që ministria apo edhe Qeveria t’i kompensojë bujqit e dëmtuar. Përkundër interesimit, nga kjo ministri, nuk kanë kthyer ende përgjigje, duke mos treguar edhe nëse kanë një fond të veçantë për të ndihmuar bujqit që pësuan nga zjarret.

Sadush Kabashi në tokat me grurë të djegur

Enver Osmanaj në pemishten me mollë

 

image_50435841.JPG

You Might Also Like

Korrje shirjet në Kosovë sivjet të kënaqshme

Nga mërgimi te suksesi në Kosovë në blegtori me 70 mijë pula dhe 100 dema

Thaçi: Produktet në treg janë të sigurta, ndalesat janë masë parandaluese

AUV ndalon përkohësisht importin e gjedheve dhe lëkurave nga Lombardia

Rendimenti i boronicës këtë vit, më i miri ndër vite

Kosova Times July 19, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Opinion

Çipa : Artan Lame iku…., si një pasionant buzëhollë

Kosova Times Kosova Times May 22, 2025
KMDLNj: Kosova asgjë nuk përfiton me Marrëveshjen për Burgjet me Danimarkën
Restoranti më i mirë i hotelit në Evropë është në Kroaci!
Haradinaj kujton Rrahim Beqirin në përvjetorin e rënies
Ngjarjet e datës 15 prill
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?