“Përulemi me nderim para sakrificës së dëshmorëve të UÇK-së dhe martirëve!” Kështu deklaroi presidentja Vjosa Osmani në përkujtim të përvjetorit të Epopesë së Rahovecit.
Osmani theksoi se nga 17 deri më 26 korrik 1998, forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë vranë dhe ekzekutuan rreth 100 gra, fëmijë e pleq, shumica të strehuar në teqenë e Sheh Myhedinit në Rahovec dhe rrethinë.
“Ajo që ndodhi në Rahovec është plagë dhe dhimbje, por edhe kujtesë që na frymëzon ta vazhdojmë betejën për drejtësi,” tha ajo.
Presidentja Osmani theksoi se kujtimi për viktimat është i përjetshëm, ndërsa zëri për drejtësi nuk do të pushojë kurrë derisa ajo të ngadhënjejë.
“Qoftë i përjetshëm kujtimi për dëshmorët e UÇK-së dhe martirët e lirisë!” përfundoi Presidentja.