Një grua ka pësuar lëndime trupore pasi dyshohet se është sulmuar fizikisht nga vëllai i saj dhe bashkëshortja e tij, pas një mosmarrëveshjeje të çastit në Klinë.
Policia e Kosovës njofton se viktima ka pranuar trajtim mjekësor për lëndimet e marra, ndërsa të dyshuarit – një mashkull dhe një femër, të dy shtetas kosovarë, janë arrestuar nga njësitë policore.
Bëhet e ditur se pas intervistimit në prezencë të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti është cilësuar si “Sulm trupor”. Hetimet mbi rastin po vazhdojnë.