Gjykata e Apelit e Kosovës njofton qytetarët se, në bazë të vendimit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës Nr. 261/2025, datë 27 qershor 2025, dhe për shkak të ndryshimeve klimatike dhe paralajmërimeve nga institucionet kompetente për temperatura jashtëzakonisht të larta në ditët në vijim, nga sot do të zbatohet orar i reduktuar i punës.

“Kjo masë është marrë për të mbrojtur shëndetin e punonjësve dhe qytetarëve që frekuentojnë gjykatën, dhe do të rishikohet në vazhdimësi, në varësi të kushteve klimatike dhe vlerësimeve të menaxhmentit të gjykatës, duke u bazuar gjithashtu në rrethanat teknike”, thuhet në njoftim .

Qytetarët dhe palët e interesuara njoftohen që të ndjekin njoftimet e mëtejshme për çdo ndryshim në orarin e punës.