Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është thellësisht i shqetësuar me zhvillimet që lidhen me transmetuesin publik të Kosovës, RTK.
Paralajmërimi se brenda pak ditësh, RTK do të mbetet pa financim dhe nuk do të jetë në gjendje të paguajë të punësuarit e saj për muajin korrik, është alarmues, thekson AGK-ja.
AGK-ja e njeh rolin e rëndësishëm që luan Transmetuesi Publik në skenën mediale të Kosovës, dhe në mungesë të Kuvendit funksional i bën thirrje Qeverisë së Kosovës, që të ndërmarrë hapat e nevojshëm për vazhdimin e financimit të RTK-së.
“Gazetarët, kameramanët dhe stafi tjetër i RTK-së, duhet të jenë në gjendje që të bëjnë punën e tyre në mënyrë të papenguar nga presione politike apo financiare”, thekson AGK-ja.