“Masë që do t’i llogaritet prej datës së ndalimit më 7 korrik”, thuhet në vendimin e siguruar nga Betimi Për Drejtësi.

Gjykata e Apelit më 21 korrik anuloi paraburgimin për të pandehurit I.N., A.R., A.K., L.Rr. dhe E.B., duke i caktuar arrest shtëpiak dhe duke e kthyer rastin për rivendosje në Themelore.

Pesë zyrtarët policorë dyshohet se e shkaktuan vdekjen e 27-vjeçarit gjatë arrestimit të tij, në rastin që nxiti edhe protesta para stacionit policor në Lipjan.