By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 3 nëntor
November 3, 2025
FR: Vuçiç nuk di si t’i qetësojë protestat dhe faljet e tij nuk janë bindëse
November 2, 2025
Koalicioni VLEN del fitues në shumicën e komunave shqiptare
November 2, 2025
Adoleshentja britanike, tetë muaj shtatzënë, pret lindjen në burgun e Gjeorgjisë
November 2, 2025
Rënie e numrit të bagëtisë, kërkohet më shumë përkrahje nga institucionet
November 2, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: “Albania Tabak” u sekuestrua sot, investigimi për kontrabandën e cigareve në Libi dhe Egjipt
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > “Albania Tabak” u sekuestrua sot, investigimi për kontrabandën e cigareve në Libi dhe Egjipt
Lajme

“Albania Tabak” u sekuestrua sot, investigimi për kontrabandën e cigareve në Libi dhe Egjipt

Kosova Times
Last updated: 2025/07/29 at 6:35 PM
Kosova Times Published July 29, 2025
Share
SHARE

Shoqëria “Albania Tabak Fabrika e Re e Cigareve” e kontrolluar nga kompania mëmë “EA TOBACCO” në pronësi të biznesmenit kontravers Ergys Agasi, është sekuestruar me vendim të Gjykatës së Posaçme. Vendimi vjen një javë pas paraqitjes së Agasit në SPAK.

Një hetim i thelluar i përbashkët i gazetarëve nga BIRN dhe ARIJ zbuloi se në Shqipëri, në fabrikën Albania Tabak në Librazhd, prodhoheshin me miliona paketa cigare të markës egjiptiane “Kleopatra”. Kjo fabrikë, e cila prej vitit 2014 prodhonte rreth 22 milionë paketa në vit, kishte marrë licencën nga një kompani ndërkombëtare për të prodhuar dhe shpërndarë këto cigare në Europë dhe më gjerë.Sipas dokumenteve të siguruara, cigaret prodhoheshin në Shqipëri dhe dërgoheshin masivisht në Libi, ndërsa një pjesë e konsiderueshme dyshohet se kontrabandohej ilegalisht në Egjipt, duke shkaktuar humbje të mëdha për kompaninë origjinale egjiptiane Eastern Company, e cila zotëron markën “Kleopatra”.

Hetimet e Doganave të Mbretërisë së Bashkuar kishin sinjalizuar për këtë aktivitet në 2015, duke çuar në nisjen e hetimeve edhe në Shqipëri.

Për këtë arsye, në fund të vitit 2015, prodhimi në fabrikën Albania Tabak u pezullua përkohësisht, ndërsa rasti u rihap në 2017, kur u evidentuan lidhje të kompanive të ndryshme me bazë në Ishujt Virgjin Britanik dhe Qipro, që dyshohet se menaxhonin trafikun ndërkombëtar të cigareve.

Edhe media investigative “Shteg”, nga raportimi i saj ka arritur të zbulojë se Albania Tabak prodhonte cigaret për kompaninë Eques Holding Group, e cila kishte marrë licencën për përdorimin e markës “Kleopatra” në Europë dhe për tregjet ndërkombëtare.

Dokumentet gjyqësore në Shqipëri, raportet e rrjedhura të doganave britanike, kontratat dhe intervistat me drejtuesit e fabrikës, aso kohe zbuluan se rreth 22 milionë paketa cigare janë prodhuar çdo vit nga Albania Tabak në Librazhd, përpara se të dërgohej për eksport drejt Libisë.

You Might Also Like

Zbulohet përmendorja e Lekë Dukagjinit në Shpenadi të Prizrenit

Rikthehet regjimi i lëvizjes së automjeteve pa kontrolle mes Shqipërisë dhe Kosovës

Organizonin luftëra ilegale me qen, arrestohen 9 veta nga Maqedonia dhe Kosova

Kurti dhe Ali Ahmeti në homazhet në nderim të Fatos Nanos

Rama: Në takimin e Nanos me Millosheviqin nuk pati asgjë prej tradhtari

Kosova Times July 29, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Dyshohet për lëndim të qytetarit, suspendohet polici në Ferizaj

Kosova Times Kosova Times August 1, 2025
Elshani për protestën: Situata nën kontroll, pak protestues
Ademi takon zyrtarët e S.L.Benfica, diskutojnë për futbollin kosovar
I shpallur në kërkim nga Interpol, i riu kosovar arrestohet në Maqedoninë e Veriut
Senati amerikan e aprovon projektligjin për ndalimin apo shitjen e TikTok-ut
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?