By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kremlini përjashton bisedimet Zelensky-Putin jashtë Moskës
February 2, 2026
Rusia ka rinisur sulmet ndaj objekteve energjetike të Ukrainës
February 2, 2026
Kush është Jeffrey Epstein, si u pasurua dhe kush është bashkëpunëtorja e tij Ghislaine Maxwell
February 2, 2026
Një anije mallrash 100 metra e gjatë u përplas në Stamboll
February 2, 2026
SHBA-të janë tërhequr nga OBSH-ja, cilat do të jenë pasojat për botën?
February 2, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: GAP:9 komuna me 100 pikë për transparencë, Zubin Potoku e Zveçani zero pikë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > GAP:9 komuna me 100 pikë për transparencë, Zubin Potoku e Zveçani zero pikë
Lajme

GAP:9 komuna me 100 pikë për transparencë, Zubin Potoku e Zveçani zero pikë

Kosova Times
Last updated: 2025/07/29 at 4:16 PM
Kosova Times Published July 29, 2025
Share
SHARE

“Indeksi i Transparencës Buxhetore të Komunave 2024” i Institutit GAP ka nxjerrë nëntë komuna të Kosovës me 100 pikë maksimale, duke u bërë numri më i lartë i komunave që ka nxjerrë ky indeks qysh nga viti 2017, prej kur GAP-i thotë se ka filluar vlerësimin sistematik të transparencës në nivel lokal.

 

“Gjithsej, 22 nga 38 komuna kaluan mesataren prej 61 pikëve. Nëntë prej tyre arritën 100 pikët maksimale, përkatësisht komunat e Kaçanikut, Klinës, Lipjanit, Mitrovicës së Jugut, Prizrenit, Rahovecit, Shtimes, Skenderajt dhe Vushtrrisë. Komuna e Drenasit, Hanit të Elezit dhe Podujevës kanë treguar gjithashtu një nivel të lartë të transparencës buxhetore, secila me 95 pikë. Në këto raste, mungesa e një dokumenti në formatin e kërkuar ka ndikuar që të mos merret maksimumi i pikëve”, thotë raporti GAP-it.

Ky institut thotë se gjatë vitit 2024 janë publikuar 227 dokumente buxhetore në faqet zyrtare të komunave, përfshirë raporte financiare, rregullore për ndarjen e subvencioneve dhe lista të përfituesve.

“Dokumentet më të publikuara ishin Korniza Afatmesme Buxhetore (KAB) dhe raportet financiare për vitin 2024. Sipas të dhënave të mbledhura, 32 komuna kanë organizuar së paku 123 dëgjime buxhetore në total, ndërsa gjashtë të tjera nuk kanë organizuar asnjë dëgjim buxhetor gjatë vitit 2024. Më konkretisht, 28 komuna kanë mbajtur të paktën katër dëgjime. Ndër dokumentet më pak të publikuara mbetet kartela analitike e kontos, e cila është bërë publike vetëm nga 16 komuna në ueb-faqet zyrtare të tyre dhe nga dy komuna është dërguar përmes kërkesës me email. Megjithatë, ky është një përmirësim krahasuar me vitin 2023”, thotë GAP-i.

Sipas tyre, përmirësim të theksuar ka shënuar Komuna e Mitrovicës së Veriut, me një ngritje prej 46 pikësh dhe shtatë vendeve në renditje, ndërsa Komuna e Vitisë ka grumbulluar 90 pikë, apo 45 më shumë se një vit më parë.

Në anën tjetër, GAP-i thotë se disa komuna kanë shënuar rënie të ndjeshme, si Ferizaj (-47.5 pikë), Obiliqi dhe Malisheva (-25), Gjakova (-20) dhe Suhareka (-10).

“Komunat e Zubin Potokut dhe Zveçanit vazhdojnë të mos publikojnë asnjë dokument buxhetor dhe mbesin ndër komunat më jotransparente në nivel lokal. Ky raport tregon një përparim të rëndësishëm në transparencën buxhetore në nivel vendi, por, thekson nevojën për standardizim të formateve të publikimit dhe për forcim të mekanizmave të qëndrueshëm llogaridhënës në të gjitha komunat”, thotë Instituti GAP.

 

You Might Also Like

Vushtrria mbështet marshin ‘Drejtësi, jo politikë’ të 17 shkurtit

Muhamet Alidemaj dënohet me 13 vjet burg për krime lufte në Izbicë

Abdixhiku premton një fillim të ri për LDK-në

Jahjaga mohon çdo lidhje me dosjen `Epstein`

Mitrovica ripozicionon kiosqet në hapësira më të përshtatshme për operatorë

Kosova Times July 29, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Me identitet të rremë në Perëndim, verikoreanët ndihmojnë shtetin e tyre

Kosova Times Kosova Times November 26, 2023
Gazetarët perëndimorë hynë në një spital libanez në kërkim të “thesareve” te Hezbollahut-por u zhgënjyen
Rrugëtimi i Kosovës pas pavarësisë
Osmani: Sulmi në Banjskë ishte i përgatitur Serbia, i ekzekutuar nga grupe terroriste e paramilitare
Vrapimi i Nëntorit’ nis nga Prekazi
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?