“Falënderoj Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave, Forcën e Sigurisë së Kosovës, Policinë e Kosovës, Shoqatën e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, Klubin e Zhytjes “Trepça” dhe KFOR-in për punën profesionale, përkushtimin e jashtëzakonshëm dhe angazhimin e pareshtur deri në gjetjen e trupit të pajetë të Rrahim Latifit në liqenin e Ujmanit”.

“Familjes Latifi i shprehim ngushëllimet më të përzemërta dhe ju qëndrojmë pranë në këto momente të vështira për të ofruar gjithë mbështetjen tonë e për të ndarë me ta dhimbjen e madhe”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Viktima, mërgimtar 33-vjeç, të dielën kishte kërcyer nga ura në Liqenin e Ujmanit dhe më nuk kishte dalë nga uji. Në dy ditë të kërkimeve intensive nga Policia dhe Shoqata e Kërkim-Shpëtimit, nuk pati rezultat, teksa sot në mëngjes në këtë operacion u përfshi edhe FSK-ja.