Sipas raportit, në këtë periudhë është shënuar një aksident trafiku me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 35 aksidente me të lënduar dhe 70 të tjera me dëme materiale.

Policia ka vazhduar zbatimin e rregullave në komunikacion, ku brenda një dite ka shqiptuar gjithsej 2 289 gjoba trafiku.

Në 24 orët e fundit policia ka arrestuar 20 persona, prej të cilëve 10 ka dërguar në mbajtje dhe një person në vuajtje të dënimit.