Hoti konsideron se do të duhej të mbaheshin konsultime e të bëheshin shumë përgatitje dhe se vendimi do të duhej të dakordohej me komunitetin e bizneseve, duke shtuar se pasojat do të jenë të mëdha duke nisur nga largimi i investitorëve ekzistues vendorë e ndërkombëtarë.

“Pasojat do të jenë të mëdha: largim i investitorëve ekzistues vendorë e ndërkombëtarë, mosardhje e investitorëve të rinj, mungesë e investimeve vendore, rritje e kostove të bizneseve vendore, humbje e aftësisë konkurruese të produkteve vendore në tregun e brendshëm dhe të jashtëm, shtrenjtim i kostos së jetesës për qytetarë, rritje e papunësisë. Si rezultat, brenda një kohe të shkurtër do të vërejmë përkeqësim të bilancit tregtar, pasi produktet e huaja do të vërshojnë tregun tonë”, shkruan Hoti në Facebook.

Hoti tutje ka thënë se kjo qasje arbitrare e ZRRE-së, e mbështetur nga Qeveria e mashtrimit, vetëm bizneseve kosovare nuk u shërben.