Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar se secilës familje do t’i ndahen nga 20 mijë euro.

“Vetmohimi dhe përkushtimi profesional i zjarrfikësit Sefadin Osmanaj dhe Kaçun Limës ndaj detyrës fisnike të zjarrfikësit do të kujtohet gjithmonë me mirënjohje të thellë”, ka thënë ai, duke njoftuar për pikat e rendit të ditës.

Zyrtari i Njësisë së Zjarrfikësve në Klinë, Sefedin Osmanaj kishte ndërruar jetë në krye të detyrës. Ndërkaq gjatë një intervenimi tjetër vdiq Kaçun Lima, zyrtar i Njësisë së Zjarrfikësve në Gjakovë.