Pas pranimit të informatës, njësitet policore përkatëse, përfshirë hetuesit dhe forenzikën, kanë dalë në vendin e ngjarjes. Sipas policisë, në oborrin e shtëpisë së të dyshuarit, S.A., 57 vjeç, janë gjetur dhe sekuestruar 50 gëzhoja armësh.

I njëjti ka prezantuar dy armë zjarri, një revole dhe një pushkë gjuetie, të cilat janë sekuestruar me urdhër të prokurorit të shtetit.

Ndaj tij është iniciuar procedurë për dy vepra penale: “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Pas intervistimit në stacionin policor, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërkohë që hetimet lidhur me rastin do të vazhdojnë, ka njoftuar policia.