Me 29 korrik ishte prerë shiriti i rinovimit të tri ndërtesave sociale në Skenderaj, aty ku banojnë 100 familje. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, që ka shpërndarë njoftimin për këtë ngjarje, që vartësja e tij, e kishte publikuar më 29 të muajit të shkuar, thotë se dimri për këto 100 familje do të jetë më i ngrohtë përveçse më i lirë.
“100 familjet që banojnë në tri ndërtesat me banesa sociale në Skenderaj, vera tashmë është më e freskët, kurse dimri do të jetë më i ngrohtë, përveçse më i lirë”, shkroi kryeministri.
Ndërkohë të martën e javës që shkoi ministrja në detyrë, Artane Rizvanolli kishte prerë shiritin në rinovimin e këtyre ndërtesave, ku tha se jetojnë familje dëshmorësh e përfitues të ndihmës sociale, dhe 30 nëna vetushqyese.
Jo kishte thënë se këtë dimër të gjitha familjet, banuese në këto tri ndërtesa do ta presin me kushte krejtësisht të reja e të dinjitetshme.
“Mure e çati të izoluara, dritare e dyer të reja, ngrohje të re efiçiente dhe sistem interfonie e mbrojtje kundër zjarrit. Ky ndryshim i prekshëm është bërë i mundur falë investimit prej 692,744 euro, si pjesë e programit për renovimin e 28 ndërtesave sociale në 13 Komuna të Kosovës, me një buxhet total prej mbi 6 milionë euro, të mbështetur nga Qeveria e Kosovës, përkrahur financiarisht nga European Union in Kosovo (90%) dhe me pjesëmarrje komunale (10%), e zbatuar nga Fondi i Kosovёs pёr Efiçiencё tё Energjisё”, kishte shkruar Rizvanolli.
Sipas ministres në detyrë, investimet e tilla sjellin jo vetëm kursim, por jetë më të mirë dhe më të barabartë për të gjithë.