By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 28 janar
January 28, 2026
Lufta në Ukrainë: Gati dy milionë të vdekur, të zhdukur dhe të plagosur
January 27, 2026
Mijëra njerëz mbushën rrugët e Beogradit me thirrjen e studentëve, shihni pamjet
January 27, 2026
VIDEO Një dron rus godit një tren pasagjerësh në Ukrainë
January 27, 2026
Akademia Franceze homazh në nderim të 90-vjetorit të lindjes së Kadaresë
January 27, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: IMK: Mungesa e financimit për RTK-në përbën një kërcënim serioz
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > IMK: Mungesa e financimit për RTK-në përbën një kërcënim serioz
Lajme

IMK: Mungesa e financimit për RTK-në përbën një kërcënim serioz

Kosova Times
Last updated: 2025/08/04 at 5:16 PM
Kosova Times Published August 4, 2025
Share
SHARE

Instituti i Mediave të Kosovës përmes një komunikate drejtuar mediave shpreh shqetësimin e thellë lidhur me situatën aktuale në Radio Televizionin e Kosovës, i cili prej ditësh po përballet me mungesë të buxhetit dhe pamundësi për të kryer detyrimet themelore, përfshirë pagesën e pagave për punëtorët dhe mbulimin e shpenzimeve operative.

 

Nga IMK po ashtu thonë se mungesa e financimit për transmetuesin publik përbën një kërcënim serioz për funksionimin e tij të pavarur dhe për misionin që ka në shërbim të qytetarëve të Republikës së Kosovës.

“RTK është një institucion i themeluar me ligj, i cili duhet të garantojë informim të paanshëm, arsimim dhe argëtim për publikun e gjerë – dhe pamundësia për të ushtruar këtë mandat për shkak të mungesës së buxhetit është e papranueshme”, thuhet në komunikatë.

IMK apelojnë te institucionet përgjegjëse, përfshirë Kuvendin e Kosovës dhe Qeverinë, që urgjentisht të ndërmarrin hapat e nevojshëm për të zgjidhur këtë krizë financiare. Po ashtu kërkojnë që të sigurohet një model i qëndrueshëm dhe i pavarur i financimit për RTK-në, që garanton funksionim të rregullt dhe autonomi redaktoriale, larg ndikimeve politike.

Tutje thuhet se në qendër të këtij problemi qëndrojnë punëtorët e RTK-së, të cilët, përkundër kushteve të vështira, vazhdojnë të kryejnë detyrën profesionale ndaj publikut.

“Ata meritojnë siguri financiare, dinjitet profesional dhe respekt institucional. Instituti i Mediave të Kosovës do të vazhdojë të monitorojë nga afër zhvillimet dhe të mbështesë përpjekjet për forcimin e transmetuesit publik si shtyllë kyçe e demokracisë dhe lirisë së shprehjes në Kosovë”, përfundon komunikata e IMK-së.

You Might Also Like

Akademia Franceze homazh në nderim të 90-vjetorit të lindjes së Kadaresë

Ambasadori Dugolli pret Sekretarin e Shtetit të Iowas në Uashington

Vdes i mituri i gjetur në lumin Gadime, në QKUK u dërgua pa shenja jete

Kamberi:Miratimi i rezolutës nga Komiteti, hap i rëndësishëm për shqiptarët

Osmani në përkujtimin e Holokaustit: Kosova e di ç’është pastrimi etnik

Kosova Times August 4, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Gjykata e Lartë për imunitetin e zotit Trump: presidentët gëzojnë imunitet për aktet zyrtare, jo për ato jo-zyrtare

Kosova Times Kosova Times July 1, 2024
5 euro për qytetarët për shërbime shëndetësore në zonën ku nuk jetojnë
Në ambientet e Kazermës “Adem Jashari” filloi mbjellja e fidanëve në shenjë të të gjithë Heronjve dhe Dëshmorëve të Kombit-Luftëtarë të UÇK-së
Rubini paralajmëron dëshminë në Hagë: Kam shumë për të thënë
Kërkohet vetëdije më e lartë për zonat e mbrojtura në Kosovë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?