Gjatë takimit u zhvillua një diskutim përmbajtësor mbi zhvillimet aktuale politike në vend, ku Haradinaj e informoi Ambasadorin Hargreaves për angazhimin e Aleancës në këtë periudhë vendimtare për vendin.

Në takim u theksua nevoja urgjente për tejkalimin e bllokadës institucionale. Haradinaj ritheksoi se kjo bllokadë duhet të zhbllokohet pas datës 8 gusht, kur pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Ai nënvizoi se funksionimi i plotë i institucioneve është thelbësor për stabilitetin demokratik dhe orientimin euroatlantik të Republikës së Kosovës.

Një pjesë e rëndësishme e takimit iu kushtua edhe marrëdhënieve bilaterale mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, ku Kryetari Haradinaj vlerësoi lart rolin e vazhdueshëm të Britanisë në mbështetjen për siguri dhe stabilitet në rajon.

Në përfundim, kryetari i AAK-së ritheksoi përkushtimin e tij dhe të Aleancës për integrimin euroatlantik të Kosovës, duke kërkuar mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për anëtarësimin e vendit në NATO.