Presidentja Vjosa Osmani u ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës, që t’u drejtohen Gjykatës Kushtetuese rreth çdo procesi për formimin e institucioneve të reja.
“Unë dua t’i inkurajojë deputetët e Republikës së Kosovës, të cilët kanë mandat të plotë që t’i adresohen Gjykatës Kushtetuese, që pasi të publikohen vendimet në dy rastet e iniciuara nga partitë PDK dhe LDK, për çështjet që mbesin të pasqaruara dhe pas atij aktgjykimi që t’i adresohen drejtpërdrejt Gjykatës Kushtetuese, nën shpresën që nuk do të caktohet i njëjti gjyqtar raportues”, ka thënë ajo në konferencë.
Në po këtë konferencë, ajo ka kundërshtuar caktimin e gjyqtarit Radomir Laban, nga Gjykata Kushtetuese për të vendosur lidhur me rendin kushtetues të Kosovës, në cilësinë e gjyqtarit raportues.
“Unë nuk do ta inkurajoja asnjë asnjë institucion që ta linte lëndën në Gjykatën Kushtetuese, në qoftëse gjyqtar raportues, për temë kaq sensitive është fjala, vendoset ky gjyqtar, së paku derisa të sqarohet përfundimisht nga institucionet tona të drejtësisë”, u shpreh ajo.