Sipas njoftimit të lëshuar nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, emisarja Pierce ka shprehur nevojën për zgjidhjen e çështjeve të pazgjidhura ndërmjet dy vendeve, përmes dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

“Karen Pierce theksoi se Britania e Madhe mezi pret të mirëpresë përfaqësuesit e Kosovës në takimet e Procesit të Berlinit në Britaninë e Madhe në tetor”, thuhet në njoftim.

Emisarja britanike po ashtu ka thënë se do të diskutojë edhe me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq.