By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
54 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
December 11, 2025
Axhenda ndërkombëtare
December 11, 2025
Moti në Shqipëri i kthjellët
December 11, 2025
Sulmet ukrainase me dronë paralizojnë aeroportet e Moskës
December 11, 2025
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell
December 11, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Deputetët u paguan mbi 530 mijë euro për seanca pa rezultat
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Deputetët u paguan mbi 530 mijë euro për seanca pa rezultat
Ballina 1Lajme

Deputetët u paguan mbi 530 mijë euro për seanca pa rezultat

Kosova Times
Last updated: 2025/08/06 at 10:36 AM
Kosova Times Published August 6, 2025
Share
SHARE

Mbi 530 mijë euro u paguan për tre muaj, për deputetët e legjislaturës së nëntë, që u mblodhën për pak minuta në 54 seanca ku dështuan ta konstituojnë Kuvendin. Përveç kësaj, vetëm për muajin qershor, shteti pagoi rreth 77 mijë euro për asistentët e tyre. Monitorues të punës së Kuvendit thonë se edhe pse e ligjshme kjo nuk ishte aspak etike.

 

Ndonëse Gjykata Kushtetuese i ka vënë masë ndalese deri me 8 gusht çdo vendimi e veprimi të deputetëve, ata vazhdojnë të paguhen sipas Ligjit të Pagave. Për 54 tentimet për konstituim ata morën paga të plota që i kushtuan kuletës së shtetit më shumë se gjysmë milioni euro.

Përveç kësaj vetëm për një muaj asistentët e këtyre deputetëve u paguan 77 mijë euro.

Administrata e Kuvendit i ka konfirmuar  Radio Kosovës se pagesat e korrikut dhe javës së parë të gushtit nuk janë përfshirë në shpenzimet për paga e asistentëve dhe të deputetëve.

Sipas të dhënave të siguruara për pagat e 120 ligjvënësit që dolën nga zgjedhjet e 9 shkurtit, për muajin prill u ndan 95 mijë e 633.93 euro, për maj 234 mijë e 998.98 euro, ndërsa për qershor 199 mijë e 907.67 €.

Megjithatë Drejtoria për Media dhe Marrëdhënie me Publikun e Kuvendit të Kosovës, ka treguar se “deputetët nuk kanë përfituar benefite të tjera dhe asnjë prej tyre nuk ka hequr dorë nga paga”.

Për këto pagesa  të bazuar në Ligjin për Pagat në sektorin publik, Naim Jakaj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, një organizatë që monitoron punën e Kuvendit, thotë se nuk janë meritore.

“Këto paga nuk kanë ndonjë rëndesë ekonomike, përkundër gjendjes socio-ekonomike. Në kuptimin etik, po, është e padrejtë që të marrësh pagë pa punuar, “ thotë Jakaj.

Megjithatë, Jakaj thotë se ata po arsyetohen me faktin se partia e parë nuk po e bënë pushtetin që i takon. “Rrjedhimisht thonë se jemi duke i ushtruar të drejtat duke marrë pjesë në çdo seancë”, tha ai.

Të njëjtën gjë e thotë edhe sociologu Artan Muhaxheri.

“E vetmja gjë e mirë që ka ndodhur gjatë këtyre 4 apo 5 muajve është që u është treguar fytyra e vërtetë këtyre politikanëve, të cilët janë të pa dijshëm, të pa guximshëm dhe të pa moralshëm, “ thotë ai.

“Përderisa paguhen nga taksat e qytetarëve nuk bëjnë asgjë që ta konstituojnë Kuvendin” tha Muhaxheri.

Megjithatë në këtë periudhë të stërzgjatur të konstituimit të Kuvendit, jo të gjithë 120 deputetët zgjodhën asistentë. Sipas Administratës së Kuvendit në listën e pagave janë 87 asistentë të deputetëve që vetëm për maj e qershor morën të paktën 136 mijë e 802 euro.

You Might Also Like

54 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Moti në Shqipëri i kthjellët

Sulmet ukrainase me dronë paralizojnë aeroportet e Moskës

Moti sot i vranët dhe me intervale me diell

Kabineti i Osmanit takim me zyrtarin e DASH-it

Kosova Times August 6, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Likuidime për shkak të drogës: Amerika e Jugut fatale për serbët, 10 të vrarë në 13 vjet

Kosova Times Kosova Times May 31, 2023
Reuters: Zelensky do të takohet me liderët evropianë dhe Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s për të diskutuar mbështetjen për Ukrainën
Parlamenti Evropian njeh Edmundo Gonzalez si President të Venezuelës
Juria: Trump e ka abuzuar seksualisht shkrimtaren E Jean Carroll
Frikë, pasiguri dhe mungesë furnizimesh në veri
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?